Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

Haxhibeti: NUK E DI KUSH ISHTE I PËRMBAJTUR PËR FOSHNJORE

Fuad HaxhibetiKryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti tha që askush nuk ishte kundër vendimit për lirimin nga taksa e komunalive foshnjoren e re në Fushë të Ulqinit.

Këtë vendim në votim e përkrahen 15 prej 17 këshilltarëve të pranishëm, ndërsa që ky vendim të miratohet ishte e nevojshme shumica e kualifikuar, gjegjësisht që atë ta përkrahin 17 këshilltarë.

“Në votim dy kolegë ishin të përmbajtur, por unë nuk e di për kë bëhet fjalë dhe pse ishin të përmbajtur. Çdokush ka të drejtë të votojë sipas vlerësimit të vet, kështu që është dëshmuar se jo të gjithë mendojmë njëlloj. Isha për këtë vendim dhe më vjen keq që ai nuk kaloi, por mendojë se përkundër të gjithave mund të gjendet ndonjë zgjidhje që projekti të realizohet”, tha Haxhibeti për “Dan”.

Në votim, përndryshe, të përmbajtur ishin dy këshilltarë të Forcës së re demokratike.

One comment

  1. Cfare palalvrash.! E bela nuk shef mir zoteri. Cakuli dhe Nimanbegu ishin te permbajtur.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top