Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

Haxhibeti, OT: “SERVANTESI DHE DULCINEA” NË SHQYRTIM PUBLIK

sERVANTESShfrytezojmë rastin të falëndërojmë të gjithë qytetarët posaçerisht Shoqatat joqeveritare në lidhje me projektin ideor për skulpturën Servantes dhe Dulcinea që me anë të angazhimit të tyre japin një përkrahje integrimeve europiane të Komunës së Ulqinit. Gjithashtu, falëndërojmë Komisionin i cili ka patur një punë shumë të vështirë për zgjedhjen e projektit ideor në konkursin i cili është shpallur me 17 nëntor 2017.

Organizata Turistike e Ulqinit lajmëron qytetaret dhe Shoqatat joqeveritare që:

  1. Ky ka qenë konkurs ideor për pamjen e skulpturës që mund të shifet edhe në detyrën projektuese të konkursit internacional,
  1. Lokacioni dhe lloji i materialit nuk kanë qenë të parashikuara me këtë konkurs, normat ligjore parashohin që kur është në pyetje realizimi i këtij lloj aktiviteti duhet të mbahet shqyrtimi publik i cili ka për qëllim kyçjen e qytetarëve, artisteve dhe profesionistëve të sferave të ndryshme ,
  1. Opinioni publik është më i rëndësishmi dhe jemi të sigurt që qëllimet e Shoqatave joqeveritare janë të mira, por kjo është thjeshtë zgjedhje ideore (Konkurs të cilin mund ta hapin dhe shoqatat joqeveritare) , dhe nëse arrihet deri tek realizimi i projekt – dokumentacionit, atëherë normat ligjore kerkojnë vendimet e Ekzekutivit dhe legjislativit si dhe Ministrisë përkatëse.

PS  Një thënje e mençur e Miguel de Servantes thotë:

“Nuk ka libër në të cilën nuk mund të gjehet diçka e mire”.

Drejtor i OT Ulqin

Mr Fuad Haxhibeti

2 comments

  1. Thenia e mencur e Servantesit nuk munet mu apliku ne diten e sotme ne rastin e usheheqsise komunes Ulqinit. Aty se ke pasha njite mencem e me vj..t. Tan jan per vejdi, sja nin per komun e kur i vjen m.ti deri ke goja, ather dojn mu marr me at ca menen populli. Populli, lexust e UL-info e kan than te paret, se ky “strashillo” se ka venin aty ku keni dasht ju mi vu edhe me ja nap vejdit “bonusin” per nji pun te mir si keni ba. Aty e ka venin nji bark e bukur ose nji senall me nji peshkaxhi me rrjeta n dor ose dicka tjeter ne at stil si i pershtatet venit, ke Kacemja, prej kejt jan nis barkat e piratve edhe kajn shku peshkaxhit n gjonj.
    Servantesi e ka venin n muzej, nji statu e vogel sa me than e sa mu pa, ose, nji statu pak ma t madhe para biblotekes qytetit. Aj ka qen shkrimtar(i mencem thot Fudi), ather e ka venin ke librat. Edhe n fun, e di se sjam i mencem sa Fudi(se krytin aq t madh sa aj), se kuptej se cka ka dasht me than me at “mencuri” te Servantesit ne fun te tekstit? A ka dasht me than se ne tan marrinat qi i ka shkru, lexust e UL-info bela gjijn dicka te mencem aty. Brravo Fudo

  2. “Nuk ka liber ne te cilen nuk mund te gjendet dicka e mire” ne Ulqinakce dmth cfar da “pune qi demek e bam” xhepat e jon ja shofin hajrin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top