Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

Haxhibeti: ULQINI NUK RREZIKOHET NGA MUNGESA E UJIT

fuad-haxhibeti-1

Drejtori i NP “Ujësjellës dhe kanalizimi” Fuad Haxhibeti deklaroi për “Vijesti” se Ulqini për momentin nuk rrezikohet nga mungesa e ujit sepse situata me furnizim me ujë është shumë më e mirë se më parë pasi që janë në funksion burimet në Millë dhe Kaliman.

Sipas fjalëve të tija, Ujësjellësi i Ulqinit momentalisht furnizon qytetin me rreth 180 litër ujë në sekond.

Haxhibeti vlerësoi se në bazë të furnizimit me ujë mund të konkludohet se në qytet ka më pak turistë se vitin e kaluar. “Statistika tregon se numri i mysafirëve të lajmëruar është më i lartë se vitin e kaluar, por kemi furnizim më të ulët për rreth 50 litër në sekond se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mendoj që fushata për lajmërimin e mysafirëve kishte sukses dhe kjo është mirë”, tha Haxhibeti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top