Monday , May 28 2018
Lajmi i fundit

Hendboll në rërë: KËTË FUNDJAVË NË ULQIN KAMPIONATI I HAPUR I MALIT TË ZI

Rukomet na pijeskuMe 12 dhe 13 Maj (të shtunën dhe të dielën) në Plazhin e vogël do të mbahet Kampionati i hapur i Malit të Zi në hendboll në rërë.

Pjesëmarrjen në këtë turne, në konkurrencën e femrave e kanë bërë Klubet e hendbollit “Ulqini”, “Prvi as” nga Tivari, “Nikshiqi” dhe “Mornar 7” nga Tivari, gjersa në konkurrencën e meshkujve klubet e hendbollit “Ulqin 1955”, “Ivangrad” nga Berane, “Sutjeska” nga Nikshiqi, “Prvi as” dhe “Mornar” nga Tivari.

Programi fillon të shtunën në ora 15:00 deri në 18:30.

Ditën e dytë programi i mëngjesit është nga 09.00 deri në 11.30, gjersa ai i pasdites nga 15:00 deri në 17:00, kur është caktuar shpallja e fituesve dhe mbyllja e turneut.

Turneun e organizon Federata e hendbollit të Malit të Zi në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top