Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Hetimi për kërcënimet deputetit Abazoviq: AKSION TË VENDOSUR KËRKOI EDHE STANKOVIQI

Dritan AbazovicOrganet shtetërore të Malit të Zi kanë dërguar nëpërmjet Ambasadës së Amerikës në Podgoricë kërkesë në selinë qendrore në Facebook që të zbulohet personi me emrin shfrytëzues „Kraja Bukur“, e cila në faqen FB të portalit Lajm.me ka dërguar kërcënime me vdekje deputetit Dritan Abazoviq.

Përndryshe, këtë hetim e hapi Prokuroria themelore në Ulqin, ndërsa hetim më të vendosur kërkoi edhe prokurori i lartë shtetëror Ivica Stankoviq.

Aktivitetet në drejtimin e zbulimit të identitetit të shfrytëzuesit të këtij profili në FB nga i cili iu dërguan kërcënimet Abazoviqit i ndërmorri Agjencia për siguri kombëtare të Malit të Zi.

One comment

  1. Larg-Nga-Ulqini

    Kercnime te tilla jane te pa lejueshme dhe amorale. Kurgja nuk do ti ndodhe “Kraja e Bukur” vetem se cojn pluhun kot.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top