Wednesday , October 21 2020
Lajmi i fundit

Hfz.S.Bugari: POROSIA PËR VITIN E RI HIXHI 1442

Bugari (2)Njeriu si krijesa më e përsosur brenda vetes i ka mundësitë më të përsosura për ta gjetur dashurinë e përjetshme të humbur, dhe për të realizuar jetë të përsosur pa mbarim.

Këtë mund ta realizojë secili nëse vërtet përpiqet ta kuptojë tjetrin, duke parë thelbin e gjërave. Nëse është e zorshme për t’u realizuar, atëherë ti jij njëri nga katër njerëzit, siç thotë i Dërguari s.a.v.s.: Jij nxënës, mësues, ai që do dhe ai që dëgjon. E kurrsesi mos jij ai që urren gjithçka.

Ata që e kuptojnë jetën thonë se gjuha dhe sendi janë rrënja e çdo varre, nëse nuk kuptohen si duhet. Në vend të helmit, le të jetë fjala ilaç, e sendi vetëm vegël që njerëzit të njihen dhe ta duan njëri-tjetrin.

Realiteti jonë na tregon se gjuha, për fat të keq, është bërë helm, derisa sendet – në vend se të jenë vegla – janë bërë qëllim.

Të gjithë e dijmë se kurrë nuk kemi pasur sende më të bukura e më të mira për jetë sikurse sot, e jetën e kemi të papërmbushur dhe vetëm për shkak të fjalëve dhe sendeve ne sillemi jonjerëzishëm.

O njeri i papërmbushur, çka dëshiron ti?

Nëse nuk dëshiron ta humbësh veten dhe njerëzit e tu, pse atëherë tjetrit dhe të ndryshmit nuk ia do atë që ia do vetes dhe njerëzve të tu? Ke harruar se edhe ata nga Krijuesi janë njerëzit e tu, or vëlla i dashur!

Nëse do të veprosh sipas tekeve të tua, e jo sipas Krijuesit, atëherë mos e pyet veten përse njerëzit nuk e duan as të vetin, e lëre më tjetrin.

T’ia kujtoj vetes dhe juve përse në islam hixhri u mor si fillimi i vitit kalendarik. Sepse atëherë mësuan nga Mësuesi i Botës Muhammedit s.a.v.s. se çdo njeri është shenjtëri e Krijuesit; se bota është jeta e njeriut, e drejta e tij, familja e tij, pasuria e tij, liria e tij dhe nderi i tij.

Atëherë besimtarët, duke përvetësuar porosinë universale të Krijuesit, u distancuan / u shpërngulën nga çdo gjë e ndaluar, nga çdo lloj padrejtësie, nga çdo gjë që e pengon tjetrin dhe të ndryshmin.

Aq shumë i Dërguari i Allahut s.a.v.s., me fjalët e tij theksonte, me veprat e tij konfirmonte dhe çdo nëpërkëmbje të kësaj shenjtërie e urrente, saqë kështu iu drejtua Qabes: Oj Qabe, sa e bukur je, të vjen aromë e mirë dhe sa e shenjtë që je, por pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, zemra e besimtarit është më e shenjtë se ti.

Te Krijuesi i botëve është më e rëndë ta shqetësosh shpirtin sesa ta rrëzosh Qaben.

– O njerëz, Krijuesi juaj është Një, babai juaj është një. Nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit, as i kuqi ndaj të ziut, as i ziu ndaj të kuqit, përpos për nga fuqia e vetëdijes për Krijuesin (se sa njeriu fortifikohet nga e keqja).

Besimtarit të fesë së Ibrahimit i ndalohet rreptësisht të bëjë diçka që nuk e pengon tjetrin. Madje, besimin e vet do ta konfirmojë vetëm atëherë kur tjetrit dëshiron t’ia bëjë qejfin më shumë se vetes, nëse të lënduarin në shpirt e pranon dhe me pasurinë e vet skamnorin nuk dëshiron ta ngushtojë e as ta robërojë dikë.

Nëse lëshohet dhe merr guximin të bëhet lakmitar, kokëlartë apo vëllain e vet ta xhelozojë, ai me këtë çdo atmosferë shpirtërore do ta ndotë dhe të pafajshim në zemër do ta godasë. Të mos pyesim se çka do të ndodhë në një shoqëri të tillë.

Aktualiteti vërteton se shumica e njerëzve gjatë dekadave të fundit, e sidomos këtë vit, me mendimet e tyre të infektuara, me aksionet dhe reaksionet e sëmura, me pesimizëm, me dashakeqësi, urrejtje e distancë shpirtërore kanë porositur thatësira shpirtërore dhe vite të thata ekonomike, të cilat askujt nuk i shkojnë për shtati.

Janë tri viruse themelore nga të cilat sëmuret shoqëria: lakmia, xhelozia, dhe kokëlartësia.

Nëse si njerëz nuk brengosemi sinqerisht për të tjerë dhe me mushkëri të plota nuk marrin frymë për njëri-tjetrin, nëse nuk e kemi provuar kozmopolitanizmin dhe nëse për shkak të vëllazërisë sipas Ademit dhe sipas vendlindjes nuk i marrim erë njëri-tjetrit, atëherë jo vetëm që nuk do të na vijë era prosperitet, por ne e porosisim distancën, virusin i cili sulmon mushkëritë, organet e frymëmarrjes dhe e humbim shqisën e të shijuarit dhe të të nuhaturit.

Viti i shpërnguljes nga e keqja na kujton ta ngjallim hixhrin në përditshmërinë tonë, që të gëzohemi për çdo dit, për çdo vit e për çdo frymë.

Me fat viti i ri 1442, viti i shpërnguljes nga e keqja.

Qoftë i bekuar viti i ri i hixhretit.

Hixhra sherif mubarek olsun.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top