Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

Histori: ALI PASHË TEPELENA KISHTE NJË GJYSMËVËLLA HARAP NGA ULQINI

 

Ali PashaBajroni në takimin e famshëm me Ali Pasha Tepelenën, kur përshkruan hyrjen e Child Harodit në kështjellën e Tepelenës, përmend mes popullsive të tjera “që baresin në oborr dhe etiopianë”. Vetë, Jusuf Arapi, një nga besnikët e Ali Pashës, mendohej se ishte një mulat dhe gjysmë vëlla i Pashait, që i ati i tij Veliu e kishte bërë me një skllave haremi etiopiane.

Gjithesesi përqëndrimi më i madh i kësaj popullsie gjendej në Ulqin, aq sa ishte krijuar edhe një lagje. Popullsia zezake fillimisht kishte ardhur aty si skllevër të blerë në pazaret e skllevërve në Vlore nga detarët ulqinakë për të shërbyer në anije.

Madje fuqia ekonomike e familjeve ulqinake varej pikërisht prej numrit të zezakëve që kishte në kuadër të familjes. Nuk ka të dhëna të sakta se sa ishte realisht numri i zezakëve në Ulqin, por afërsisht themi se ishin disa dhjetëra, e kjo ka të bëjë sidomos me shekullin XIX.

Me vonë kjo popullsi fitoi lirinë dhe u integrua në jetën e qytetit. Në aspektin social, komuniteti i harapëve, siç quhen në Ulqin, në shumë aspekte ata u bën pjesë e familjeve ulqinake, duke punuar në bashkësitë familjare, por edhe angazhimin në detari, bujqësi e shërbime tjera. Ata, bashkëjetuan me shqiptarët, morën nga kultura shqiptare, por edhe i dhanë kulturës shqiptare aq sa kishin mundësi, ku në mënyrë të veçantë dallohet fusha e folklorit. Duke ndarë fatin me shqiptarët ata morën mbiemrat e familjeve shqiptare ku ishin vendosur, por edhe u shpërngulën me agallarët e beglerët ulqinakë siç ishte rasti në vitin 1880, duke u vendosur në Shkodër, kur Ulqini iu dorëzua Malit të Zi nga ana e Fuqive të Mëdha.

Si dëshmi kemi pasardhësit e tyre që janë edhe sot në Shkodër ndonëse në numër të reduktuar, sikurse edhe në Ulqin. Ka të ngjare që Arapi ne tablo të jetë një prej këtyre zezakëve të Ulqinit. (Shqiptarja.com)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top