Saturday , September 22 2018
Lajmi i fundit

Horizonti i ri: EDUKIMI I TË RINJVE PËR PJESËMARRJE NË VENDIMMARRJE

Featured image_MLADINë kuadër të Planit të Veprimit për realizimin e Strategjisë për Rininë për vitin 2018, OJQ “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, fillojnë zbatimin e projektit me titull “Të rinjtë marrin pjesë, të rinjtë marrin vendime!”. Ky projekt mbështetet nga Drejtoria për Rini në Ministrinë për Sport të Malit të Zi.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është nxitja dhe udhëzimi i të rinjve në Ulqin për mundësitë e përfshirjes në vendimmarrje në komunitetin lokal. Duke fuqizuar kapacitetet e 25 liderëve rinorë përmes një programi edukues inovativ, do të avancohen njohuritë e tyre për mënyrën e funksionimit të organeve lokale dhe atyre shtetërore, por edhe do t’iu mundësohet përfaqësimi i iniciativave rinore në komunitet.

Përveç kësaj, ky program do të ndihmojë në vendosjen e kontakteve ndërmjet organeve të Vetëqeverisjes Lokale dhe të rinjve, me qëllim të hartimit dhe zbatimit sa më të mirë të politikave rinore.

Pas përfundimit të ciklit të workshopeve, do të realizohen vizita studimore në institucionet kryesore lokale dhe shtetërore si dhe ndërmarrja e një iniciative konkrete rinore drejtuar Komunës së Ulqinit.

Të gjithë të rinjtë e Ulqinit që janë të interesuar për të ndjekur këtë program, mund të paraqiten KËTU.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top