Tuesday , June 25 2019
Lajmi i fundit

HORIZONTI I RI: FILLON REALIZIMI I PROJEKTIT “PARAJA PUBLIKE PËR TË MIRËN PUBLIKE”

Ilustrimi - 2Është bërë e zakonshme që shfrytëzimi i parave të shtetit të quhet financat publike. Pra, ato janë kontabiliteti shtetëror, gjegjësisht sistemi i cili shënon dhe tregon se në çfarë mënyre shteti financohet dhe cilët janë shpenzimet e drejtimit dhe zhvillimit të tij. Këtu bëjnë pjesë të ardhurat publike, shpenzimet publike, borxhi publik, buxheti shtetëror…

Shteti mundëson të vepruarit dhe shpërndarjen e të mirave dhe shërbimeve me vlerë dhe të rëndësishme siç janë shkollimi, shëndetësia, siguria dhe mbrojtja, komunikacioni, kultura, etj. Këto të mira publike, të cilat qytetarëve i mundësojnë jetë më të mirë dhe shkallë më të lartë të mirëqenies, duhet të financohen. I financon shteti nga financat publike.

Në sistemin demokratik financat publike janë pronë e të gjithë shtetasve, gjegjësisht të të gjithë taksapaguesve brenda shtetit, të cilët në zgjedhjet të lira zgjedhin drejtuesit e financave publike.

Prandaj, përmes trupave të pavarur dhe OJQ-ve, stimulohen projektet dhe iniciativat me të cilat rritet pjesëmarrja e qytetarëve dhe e shoqërisë civile në procesin e planifikimit të buxhetit dhe të kontrollit të shpenzimit të tij.

Kjo, patjetër, ka të bëjë edhe me punën e institucioneve, ndërmarrjeve dhe agjencive të rëndësishme shtetërore, ku përcillet zbatimi i planeve të tyre, në mënyrë kritike vlerësohet praktika dhe formulohen rekomandimet dhe propozimet e reja për të vepruarit e tyre.

Në fushën e menaxhimit të financave publike, Mali i Zi u vlerësua dobët nga ana e BE-së. Problemet kyçe kanë të bëjnë me mangësitë në raportimin e realizimit të buxhetit, mungesën e informatave për shpenzimet publike dhe mosekzistimi i versionit zyrtar të “buxhetit për qytetarë” në nivel nacional.Ilustrim landscape SHQIP

Projekti “Paraja publike për të mirën publike” u mendua për shkak të problemit të identifikuar të angazhimit të pamjaftueshëm të sektorit civil dhe të medieve në fushën e mbikëqyrjes së shpenzimit të financave publike nga institucionet dhe ndërmarrjet publike, që ndikon në cilësinë e zhvillimit të shoqërisë demokratike në tërësi.

Projekti, në mënyrë specifike, tenton të avokojë pjesëmarrjen më të madhe të shoqërisë civile dhe medieve në rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë gjatë shpenzimit të parave publike në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike në zonën e të mirave detare, e cila duhet t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Meqë interesi publik gjatë ndërtimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës publike në zonën e të mirave detare, njëjtë si transparenca e shpenzimit të mjeteve buxhetore të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare (NPMD) tejkalon interesat e komunitetit punues (të atyre që përmes aranzhimeve punuese menaxhojnë dhe shfrytëzojnë këtë hapësirë), OJQ “Horizonti i Ri” me partnerët e vet përmes angazhimit në projektin e propozuar do të stimulojë pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe të medieve të cilët veprojnë në territorin e Komunës së Ulqinit në mbikëqyrjen e aktiviteteve të NPMD. Ky bashkëpunim duhet të rezultojë me të vepruarit e përbashkët i cili, para së gjithash, ndikon në rritjen e transparencës në shpenzimin e parave publike gjatë ndërtimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës publike në zonën e të mirave detare, dhe kështu të mundësohet vlerësimi i efekteve të tija.

Mënyra e realizimit dhe metodat e përzgjedhura për implementimit e projektit kombinojnë grumbullimin dhe analizën e të dhënave për shpenzimet publike në zonën e të mirave detare, përmes monitorimit të hollësishëm të procedurës së prokurimeve publike në NPMD, trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe medieve, si dhe monitorimit të gjendjes reale në terren sa i përket realizimit të investimeve në infrastrukturën publike.

Ky projekt realizohet në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediet: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OSHC si partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili implementohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian. 

Logo za disclaimer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top