Thursday , July 19 2018
Lajmi i fundit

Horizonti i Ri: MONITORIMI I FINANCAVE PUBLIKE

ilustrimi_MONEY WATCHNga tetori i vitit të kaluar, Instituti Alternativa së bashku me OJQ Horizonti i Ri dhe Institutin për Financa Publike nga Zagrebi, realizon projektin “Money Watch – Shoqëria Civile, kujdestare e buxhetit“, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE).
Aktivitetet e projektit synojnë të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit, kontrollin më efikas të shpenzimeve publike dhe në uljen e mosbesimit të publikut në efikasitetin e shpenzimeve publike.
Në kuadër të këtij projekti do të realizohet monitorimi i pavarur i Programit të Reformës të Menaxhimit të Financave Publike për periudhën 2016-2020, pjesë e rëndësishme e të cilit është sistemi prokurimeve publike.
Monitorimi i pavarur i këtij dokumenti të rëndësishme strategjik për reformën e financave publike, përmes këtij projekti do të jetë një instrument plotësues i mbikëqyrjes së kësaj fushe nga ana e aktorëve të tjerë të rëndësishëm – në radhë të parë nga Qeveria dhe Komisioni Evropiane.
Një pasqyrë të shkurtër të informacioneve dhe aktiviteteve të rëndësishme në këtë fushë, mund ta gjeni këtu.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top