Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Horizonti i Ri: SHËRBIMET E QENDRËS BURIMORE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

Qendra e Resurseve_ilustrimiFuqizimi i kapaciteteve të organizatave lokale të shoqërisë civile është një nga programet kryesore të OJQ “Horizonti i Ri”, e cila në dy dekadat e veta të punës është angazhuar në mënyrë aktive për një sektor joqeveritar më të zhvilluar dhe më me ndikim, si në nivelin lokal ashtu edhe në rajonin më të gjerë.

Për të përmirësuar dhe modernizuar mënyrën aktuale të ofrimit të shërbimeve për OJQ-të lokale, Horizonti i Ri iu bashkëngjit konsorciumit Qendra Burimore për Organizatat e Shoqërisë Civile në Mal të Zi, që është një projekt i përbashkët i Qendrës për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) dhe qendrave lokale të resurseve: OJQ Bonum nga Plevla, OJQ Nada nga Herceg Novi, Qendra Demokratike e Bjello Poles dhe OJQ “Horizonti i Ri” nga Ulqini. Bashkëpunëtorë në këtë projekt, të cilin e mbështetë Bashkimi Evropian, janë: Ministria e Administratës Publike, Zyra për Integrime Evropiane dhe Bashkësia e Komunave të Malit të Zi.

Qëllimi kryesor i Qendrës së Resurseve është të fuqizojë kapacitetet OJQ-ve lokale për të qenë aktorë efikas, përgjegjës dhe të pavarur, të cilët kontribuojnë në krijimin e një mjedisi që favorizon zhvillimin e shoqërisë civile.

Qendra e Resurseve si një format i ri në kuadër të organizatës sonë, në tre vitet e ardhshme do të përfaqësojë një pikë shërbimi për mbështetjen e përditshme të të gjitha organizatave të shoqërisë civile si dhe individëve aktivistë.

Me qëllim të funksionimit më të mirë të këtij shërbimi, Qendra e Resurseve ka publikuar një Udhëzues për ofrimin e shërbimeve për organizatat e shoqërisë civile, i cili ofron informata për shërbimet përditshme  në Qendrën e Resurseve, llojin e shërbimeve dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre.

Udhëzuesin mund ta merrni KËTU

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top