Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Hoteli në Sukë: PROJEKTI I RI ARSYEJA E TËRHEQJES SË KËRKESËS PËR LEJE

Hotel Jadran Ulcinj, Hoteli Jadran UlqinMediet e Podgoricës shkruajnë sot që kompania “Star of Montenegro” ka çuar dorë prej qëllimit që të marrë lejen e ndërtimit për ndërtim në vendin e hotelit të vjetër “Jadran” në Sukë. Siç thuhet, informata e firmës për tërheqjen e kërkesës për leje ndërtimi Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit është dorëzuar më 13 gusht.

Sipas informatave që ka Portali Ul-info, deri më 10 shtator do të dihet a do të ndërtojë “Nedfact-i”, fondi me kapital holandez shumicë, hotelin luksoz në Sukë.

Ky objekt do të mbante emrin “Servantes” dhe, sipas paramendimit të tyre, do të ishte dy kat më i lartë seç është planifikuar fillimisht, dhe kjo është arsyeja që “Star of Montenegro” ka tërhequr para dy javëve kërkesën për marrjen e lejes së ndërtimit për projektin e mëparshëm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top