Friday , May 24 2019
Lajmi i fundit

Hoxhiq i shkruan Nrekiqit: TË ZGJIDHEN PROBLEMET E GRUMBULLUARA TË ULQINIT

Xhelal Hoxhiq, Dzelal HodzicDrejtori Ekzekutiv i OJQ “Hapi i Gjelbër” dhe aktivisti shumëvjeçar ekologjik nga Ulqini Xhelal Hoxhiq ftoi kryetarin e Komunës Loro Nrekiq që të organizojë takimin me elitën politike, sipërmarrëse dhe intelektuale të Komunës në të cilin do të definoheshin aktivitetet për fillimin e zgjidhjes së problemeve të grumbulluara socio – ekonomike, ekologjike, ambientaliste, demografike dhe të tjera.

Hoxhiq në letrën e dërguar Nrekiqit rikujton se me vendimin e Qeverisë së Malit të Zi nga data 20 shtator 2018 u emërua për anëtarë të Këshillit Partnerik për Zhvillim Rajonal.

“Synimi i Këshillit Partnerik është zhvillimi i barabartë socio – ekonomik i Malit të Zi i bazuar në inovacion, konkurrueshmëri dhe krijimin e politikave të zhvillimit të barabartë. Si anëtarë i këshillit do të jem lidhja – hallka në mes shtetit, Qeverisë së Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit, ndërsa për ushtrimin cilësor të punëve duhet të posedojë, përveç të tjerash, edhe të dhënat për situatën socioekonomike, infrastrukturore, ekologjike – ambientaliste, kadrovike, etj. në Komunë të Ulqinit. Duke pas parasysh situatën shumë të vështirë ekonomike në Komunë të Ulqinit duke përfshirë edhe ndërmarrjet publike, jam i lirë që të Ju propozojë organizimin e mbledhjes dhe jam në dispozicionin Tuaj që sipas nevojës, para organizimit të mbledhjes, të shkëmbejmë vështrimet për gjendjen ekzistuese dhe eventualisht të harmonizojmë mendimet”, thuhet në letrën e Hoxhiqit të cilën e transmeton “Dan”.

One comment

  1. A ka biruc ku nuk hyn Dzelal Hodzic

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top