Hoxhiq për përmbytjet: DO TË JETË MË KEQ, SEPSE VENDOSIN NJERËZIT E PARTIVE

Xhelal Hoxhiq, Dzelal HodzicDrejtori i Shoqatës ekologjike “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq ka thënë se pakujdesi, erozioni dhe ndërtimi në brigjet e kanalit të Braticës kanë bërë të veten, por që sa më shpejt duhet të zgjidhen këto probleme në mënyrë që të kemi sa më pak përmbytje në Ulqin.

“Bratica duhet fillimisht të pastrohet nga mbeturinat e llojllojshme dhe të hapet. Duhet të hyjë në programin e punimeve publike së bashku me kanalet tjerë të cilët kanë probleme të ngjashme ose të njëjta”, tha ai për “Dan”.

Sipas fjalëve të tija, sektori joqeveritar ka propozuar projektin i cili parashihte sanimin e Braticës. “Por, njerëzit partiak të cilët janë të ulur në organet kompetente nuk kanë ndjenjë për problemet e vërteta në këtë qytet. Prandaj tani kemi përmbytje të tilla dhe do të jetë gjithnjë e më keq”, shtoi Hoxhiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…