Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Hoxhiq për shndërrimin e Adës në gadishull: PADIJA DHE PAPËRGJEGJËSIA E “EKSPERTËVE”

Usce, Gryka, BunaAktivisti ekologjik Xhelal Hoxhiq ka thënë se mbyllja e grykëderdhjes së djathtë të Bunës, gjegjësisht shndërrimi i Adës në gadishull, nuk është rezultat i katastrofës natyrore, por i padijes dhe papërgjegjësisë enorme.

“Kjo ndodh kur ullishtarët merren me të mirat detare, e hidrologët me politikë dhe statistikë”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, asnjë propozim i ekspertëve dhe i përfaqësuesve të sektorit civil nuk u dëgjua dhe nuk u respektua.

“Ndërsa ne me vite, ndoshta edhe dekada flasim që duhet hequr shkaqet, e jo vetëm të zgjidhen pasojat. Kjo para së gjithash do të thotë të zgjerohet lugaja”, tha Hoxhiq.

One comment

  1. Xhelali, ekolog i penzionuar prej agropogonit
    Kja cka ka noll n Bun me gryk, njimen isht katastrof, dicka cka isht prit qysh se kan ba Shyptart hidrocentralat edhe kalat neper Bun n anen e tyne. Ska pas ku mi ik, par teper gjat ka shku. Kja gja ka mujt me noll edhe ma hejret, t njajten koh kur ekologu isht marr aktiv me mundsin per hapjen e kanalit Bun-Partamilen, projekt qi e kishte myll gryken edhe ma shum para shum vjetve. At gja ta kam than ekolog n Ran par mke than se Buna ka kivet mi fshi Partamilenen edhe mi cil gryken!!!!!???
    Nese Buna nuk ka pas kivet 100% me e majt gryken cil, si munet me e gjanu nese ja merr 50% t kivetit???
    Aja ka qen idej e pamenume, dicka athu se e flet fmija ose dicka cka e keni projektu si mundsi me shpraz Bunen e me mush xhepat. N fun t funit, nese menen sat se aj kanal e fshin Partamilenen edhe e cil gryken, pse nuk e permenen edhe angazhohesh prep?
    Njishtu nollen kur ullishtart merren me det, tregtart merren me komun e Xhelali me ekologji

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top