Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Hoxhiq: TË ORGANIZOHET KONFERENCA PËR “PORT MILENËN”

Xhelal Hoxhiq, Dzelal HodzicDrejtori ekzekutiv i OJQ “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq ka propozuar në letrën dërguar drejtuesve të Komunës së Ulqinit dhe liderëve të partive më të mëdha që të organizohet konferenca për Port Milenë sikur ato që si temë kishin Kriporen.

Hoxhiq propozoi që në këtë tubim të ftohen përfaqësuesit e institucioneve europiane në Mal të Zi, ambasadat më të rëndësishme, opinionin profesional dhe shkencor, OJQ-të ekologjike dhe intelektualët e pavarur.

“Me sanimin, revitalizimin dhe valorizimin e drejtë, Port Milena mund të bëhet hit botëror dhe brend i ofertës turistike të Ulqinit dhe Malit të Zi përmes promovimit të start up prodhimit dhe shërbimeve, me vlerë financiare pothuajse sa buxheti vjetor i Komunës së Ulqinit”, tha drejtuesi i “Hapit të gjelbër”.

One comment

  1. Pa pa, me siguri munet mu ba dicka si Dubai ose Bora Bora, hahaha. Nuk ka njeri as kompani me aq pare e mekanizim me hy e mi pastru at kanal, cerdhe mushkajash e bretkocash. Aty ka ma pun se ka pas me gadit kanalin e Panames. Edhe, me ba me pas mnyr mi hap, paramenoje at llam edhe tan aj kanalizim si u kishte derdh n n gryk ke molja e pllazhes madhe edhe paramenoni kvalitetin e ujit detit aty- knetat kishin qen t pasterta n krahasim me at uj. Xhela si menen tan kta gjana holl e holl, aj vec eshef mundsin me hanger e me pi lloc ata dit sa zgjat konferenca, me shti dicka n xhepa edhe me u duk i mencem. Ose bela isht zgjedhje ma e mir, si ka than dikur, me ecil nji kanal Bun-Milen edhe tan aj uj cka nuk munet mi cil gryken e Bunes, bela e pastren Milenen…… e mar ekolog.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top