Hrapoviq: NË KARANTINË DO TË VENDOSEN PERSONAT E SHËNDETSHËM, JO TË INFEKTUARIT

Kenan HrapovicMinistri i Shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi Kenan Hrapoviq tha se përveç në Ulqin së shpejti do të caktohen edhe dy lokacione të tjera për karantinë – në Danillovgrad dhe në Nikshiq.

“Nuk duhet të bëhet fama nga kjo gjë. Karantina është vend ku vendosen personat e shëndetshëm, jo të infektuarit, gjersa në spitale vendosen personat e infektuar dhe të sëmurët për mjekim të mëtejmë”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, situata në Mal të Zi tani është nën kontroll dhe se po vëzhgohet nga ora në orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…