Sunday , April 21 2019
Lajmi i fundit

Hulumtimi i shkencëtarëve nga Turqia: 46 DELFINË NË DETIN TONË

DelfinNë Ulqin më gjatë se një vit është e stacionuar skuadra në krye të së cilës është biologja e detit dr. Aylin Akkaya nga Turqia, e cila hulumton delfinët.

Siç deklaroi ajo për “Vijesti”, deri tani është vërtetuar prania e gjithsej 46 delfinëve, të dy llojeve, në ujërat e Malit të Zi.

“Nëse në detin tuaj keni delfinë, atëherë gjendja e atij eko-sistem është e mirë, nëse nuk ka, atëherë diçka e keqe po ndodh me ekologjinë tuaj”, shpjegon shkencëtarja turke duke theksuar se efekte tejet negative për gjitarët e detit në Adriatikun jugor do të ketë hulumtimi i ardhshëm i naftës dhe gazit në nëndet, të cilin tashmë e ka kontraktuar qeveria e Malit të Zi, e i cili kryhet me të ashtuquajtur topa sizmik, aktiviteti dhe zhurma e të cilëve ndikon negativisht në delfinë, balena dhe foka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top