I.Berjashi: NJE CIKËL ME POEZI PËR FËMIJË

PALLATET NA BËNË KAOS

Miku im, i shtrenjti arkitekt,

Ma  bëre  lagjen pa identitet,

-Pallate, me  njëqind  kat,

Brezin tim ,e  le pa fat.

S` kemi çerdhe as gjelbrime,

Plehrat mal rreth shtëpisë sime.

Ne  po bëjmë ,jetë roboti,

Në divane  kot  së koti.

Miza s`e  bën dot  asnjë hap,

Trashur i ka  supet sa një trap.

Këtë kaos  s` ka kush ta  ndal`

As  me protestë as me kodin penal!

Shumë i shtrenjti arkitekt,

Po vdes  në plehra ky qytet.

 

EKSPOZITË E PA PARË

Kërmilli briartë ,bëri kryevepër,

Tha  merimanga,me gojën e  vet

Madje shkroi edhe në letër.

Maestro si ky s` ka  në planet.

Shtëpitë me  fytyrë nga  deti,

Vinjeta e piktura, njëmijë,

Festoi i gjithë qyteti,

“Buzëqeshje   çdokuj…”

Regjistroi edhe kamera,

-Sa  shumë bëri bujë!

“Përsonazhe të artit modern”

Vlerësoi soprania  Gjinkallë

Ky është fenomen,

Ekspozitë e pa parë!

Kampione e gjithë fisit,

Vulosur, e nënshkruar

Në librin e  Genesit.

 

 

ZEMRA E NËNËS

Brenda  saj

Është një fole

Kurrë s të lë vetem

Të ngroh si diell

Edhe ta shton jetën

Rrjedh si lumë

Kur të vë në gjumë,

Bëhet zog e mal,

S` e  kursen veten,

Edhe shpirtin ta fal.

 

Aty banon drita

Edhe  rrezet e  Hënës,

Nuk ka në botë,

Më të ëmbël

Se  zemra e nënës.

 

Ajo m`porosit:

-Harabel me  flatra,

Mos  bredh n`fshat e n`  qytet

Se zemrën,nënës,

Po ia pëlcet !

 

MACA ME TAKA

Më e  përkëdhelura  e  lagjes

Sytë sikur Ia djeg flaka

Paksa  edhe grindavece

Kjo zonja  me taka.

Kurdelen e  artë rreth qafe

Pa  i duartrokitur gjatë

S` e  bën asnjë llafe

Qoftë ditë apo natë.

Kur  fle  gjumë në shtrat,

Ose ftesë për  koktej, merr,

Parfum kundërmon, larg,

Përgjigjet vetëm në viber.

Edhe kur  është zgjuar,

S` e   fsheh  një sekret,

Do mirënjohje të praruar,

Nga  zoti president !

 

DIÇKA I MUNGON

Makina e gjyshit përherë ankohet:

-Timoni ka grip e temperaturë,

Edhe këtë javë s` do t`udhëtohet,

Në piknik, vonë s`bëhet kurrë!

 

Aventura,që  askush nuk i arsyetohet,

Sado të jesh fisnik e i urtë-

Apo i qetë e zemërtbutë,

“Durimi,ka shteg që s`dot kalohet!…”

 

Është  edhe shumë kryeneçe,

Do gatimet më të mira

Atëbotë,zonja mistrece,

“Ecim ku të jetë dëshira…”

 

Posa  udhetimin e gjatë  e nis,

Më dhemb koka,thotë,dua servis.

Një stoli e ka për name e  lexet,

Trumpeta i punon shumë prefekt…!

 

S ka  lodër as kukull që s ekziston,

Në dollapin e  saj me njëmijë vitrina,

Përseri diçka  i mungon,i mungon,

Edhe gjyshit  i shtohet  dhimbja !

 

S`I  DALLON…

Një bubrrec, sa  një plesht,

Kokëtul, asgjë s` merr  vesht:

Vajti ,një ditë në livadh,

Mendoi se  u bë, i madh.

Plasi humori dhe gallata,

S` dalloi ,kush është rika,

As cila  është pata…

 

 

 

LEPURI  TUNDI BASTOREN

Kot së koti shpifet  lepuri cubel,

“Frikacak edhe shumë prepotent”-

Ai tundi bastoren deri në themel.

Bleu tiketën vetëm një cent.

Ndoqen veshgjatin hajdutë e zagarë,

U turren shumë grejza, pas,

Deri n` planetin Mars!

Shtroi në tryezë lakra dhe tortë,

Thesari i bastores hyri në kasafortë.

Krenohet, e kam mendjen e  hollë,

Vetëm unë e  di kush bën gol.

Me  tiketën sportive  shterrë bastoren,

Më mire ai që s foli,por mori fitoren!

 

Fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…