I.Berjashi: Roman mbi keqtrajtimin e gruas së pafat

BerjashiShkrimtari nga Kraja, Ibrahim Berjashi, i cili jeton dhe vepron në Ulqin, doli këto ditë para opinionin kulturor me një vepër të re letrare. Fjala është për romanin e tij të parë “Sheshi i tregut me gra”.

Autori ka përzgjedhur një temë shumë aktuale dhe fatkeqe të mjediseve tona – persekutimin fizik, moral, shpirtëror, duke theksuar shitjen, prostitucionin, vrasjen e vajzave dhe grave të divorcuara.

Romani është shkruar me një gjuhë të kapshme dhe personazhe të imagjinuara, të lidhura me ngjarje dhe dukuri të keqtrajtimit të femrës shqiptare nga keqbërës dhe trafikantë.

Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi. Në ballinë figuron piktura e piktorit të ndjerë Rudi Goga me dedikim të posaçëm për këtë roman.

Redaktor i librit është publicisti dhe kritiku i filmit Ali Salaj, ndërsa recensente shkrimtarja Farida Zmijani – Ramadani.

Ibrahim Berjashi ka botuar deri më tash këto vepra letrare në prozë dhe poezi, për të rritur dhe fëmijë: “Lule prej guri”, “E tej malësi e det”, “Veloret e bardha”, “Lundra e humbur”, “Orët e vetmisë”, “Floçka e liqenit”, “Dritaren lëre hapur” (Antologji e poezisë shqipe – bashkautor), “Ora e Rumisë”, “Gati u harruem”, “Sirena e liqenit” dhe “Kungulli ziliqar”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 130 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i