I. Harasani: ANARKI LIGJORE NË KOMUNEN E ULQINIT

Ilir HarasaniAnarkia si fjalë dhe si teori kryesisht haset në të kaluarën,  kurse sot në këtë koncept mvishen  shtetet e pazhvilluara, organizatat dhe grupimet e pa përfillshmëris ligjore. Por kjo fjalë së fundi është aktuale dhe në qytetin tonë, dhe atë si pasojë e veprimeve të udhëheqësisë së organeve të vetëqeverisjes lokale.

Sistemet demokratike përherë janë orientuar dhe kanë synuar që qytetarët vetë ta ushtrojnë pushtetin. Këtë mundësi e ka ofruar vetëqeverisja lokale, qoftë në mënyrë direkte, qoftë përmes përfaqësuesve të qytetarëve të zgjedhur nga vet ata. Synimi është që qytetarët ta ushtrojnë një pjesë të pushtetit, i cili decentralizohet nga organet e pushtetit qendror në ato vendore. Vetëqeverisja lokale pra paraqet një element të rëndësishëm të demokratizimit të sistemit politik. Por çfarë ndodhë kur ajo nuk ushtrohet siç duhet? Çfarë ndodhë kur përfaqësuesit e zgjedhur vetshpallen “të paaftë” për ta ushtruar detyrën që ju ka besuar qytetari i Ulqinit?? Nëse tani janë të tillë a duhet pritur që do “të aftësohen” për mandatin e ardhshëm?

Anarkia në komunën e Ulqinit ka të bëj me atë që periudha e udhëheqjes qeverisëse është bërë shpesh jashtë juridiksionit në fuqi.  konkretisht jo konformë Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale dhe vet statutit të komunës, dhe atë nga dy organet e  komunës së  Ulqinit: organit  përfaqësues-ligjvënës Kuvendit, dhe organin ekzekutiv  kryetarit  të  Komunës.

Në Kuvendin komunal disa muaj  ka mbretëruar mos pajtueshmëria, grindja dhe në fund  heshtja e zymtë, mos vijueshmëria  e këshilltarëve ka qenë pasoj që kemi pasur zbrazëtirë juridike në komunë, mos miratimi i disa akteve të rëndësishme , e që tërthorazi kanë  ndikuar në zhvillimin e qytetit. Duke mos mjaftuar kjo këshilltarët  shkurtojnë mandatin, duke mos përmbush afatin e paraparë me ligj dhe në këtë mënyrë shfaqen jo seriozë dhe jo përgjegjës ndaj qytetarëve që i kanë përzgjedhur.

Në nenin 7 të statutit të Komunës thuhet që Komuna ka cilësinë e personit juridik,  ky etiketim juridik për Komunën shpesh është lëkundur me veprimet kontroverse dhe vetanake të personit fizik-kryetarit të Komunës, ku krijohet përshtypja se kush është person fizik e kush juridik. Si organ ekzekutiv kryetari i komunës ka ndërmarrë disa veprime të papërgjegjshme dhe anti ligjore: nuk ka shtruar raportin e vetë para Kuvendit që e ka obligim ligjor (sipas Ligjit mbi vetëqeverisje lokale neni 57 p.8, dhe sipas statutit të komunës neni 83 p.11.) së paku një herë në vit. Kryetari po ashtu bie ndesh me ligjin tek çështja e shkarkimit të nënkryetarit ku për shkarkimin e nënkryetarit nuk merr pëlqimin e kuvendit ndërsa me ligjin mbi vetëqeverisje lokale ceket ne nenin 57 p.6 dhe ne statutin e Komunës neni 83 p.6 ” Kryetari i Komunës emëron dhe shkarkon nënkryetarin e Komunës me pëlqimin e Kuvendit.”. Vërtetim i kësaj është dhe vendimi i freskët dhe i qartë i Gjykatës Administrative Nr. 01-3801-13. Nga kjo anarki s’do  mungoj dhe çështja  e mos pasurit kryeadministrator për 9 muaj, ku mund të themi se është shtylla kurrizore juridike e një  Komune. Këtë shtyllë kurrizore janë munduar ta bëjnë “operacion plastik” duke caktuar ushtrues detyre të kryeadministratorit që është e paarsyeshme dhe jo funksionale.

E gjithë  kjo anarki e shfaqur në skenë nga aktorë  politikë, që shfaqjen negative duan ta   zhveshin nga vetvetja  ku çdo njëri akuzon tjetrin,  me qëllim që faji i shkaktuar të mbesë jetim, pa e ditur që jetim mbetën publiku i cili i ka besuar aq shumë , dhe kjo  s’është asgjë tjetër veçse politikë destruktive,  jo produktive dhe prodhim i destabilitetit politiko-ekonomiko në qytet.

Si epilog Zgjedhjet janë në prag,  deri tani  vetëdija e qytetarëve në bazë të arsyes mbi të kaluarën është ngritur dhe me këtë mundë të shprehet vullneti real për përzgjedhje, por  skepticizëm është se do mbetet po kështu deri tek caku i garës duke pasur parasysh presionin e partive politike dhe varshmërinë e qytetarëve?  A do  kemi ndryshim të figurave dhe  skenës politike, apo përsëritje e të të njëjtëve, kjo mbetet të shihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…