Sunday , July 23 2017
Lajmi i fundit

I.Harasani: Z. CUNGU, KENI GABUAR KOHEN DHE VENDIN

Ilir HarasaniDeklaratë për media e funksionarit të KK LQ URA Ilir Harasani.
Kryetar i nderuar, konferencën për media keni gabuar kohën edhe vendin! Të njëjtën është dashur ta mbani para pritjes se mysafirëve dhe t’i informoni qytetarët dhe organet e rendit që të jenë sa më të organizuar (por me siguri ju ka gjetur në befasi pasi që më së paku ju jeni meritorë për numrin e madh të mysafirëve). Gjithsesi, mendoj që arsyeja kryesore është  koha, sepse kohen e fundit keni filluar të merreni me politikë ndërkombëtare kështu që keni qenë të angazhuar me udhëtime në Luksemburg.
Kurse falënderimet siç i keni bërë në press është dashur ta filloni nga i fundi tek i pari, për fat të keq ndër më kryesoret që se keni përmend fare është “Bamboo bar” me Arian Hencin (qe s’do ishte keq ta propozoni për qytetar nderi pasi qe nuk arritët ta bënit Presidentin Nishani). Të paktën, ky i pari ka kontribuar diçka që ju sot të mbani pressin.
Por me kryesorja për ju është që edhe në ketë press nuk keni harruar ta përmendni instaluesin e juaj Markoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top