Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

I.Karamanaga: EKSPERTËT E UNESCO-së KISHIN INFORMATA TË KËQIJA NGA TERRENI

Ismet KaramanagaKryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga tha se është i trishtuar për arsye se nuk kishte sukses nominimi i Ulqinit nga ana e Qeverisë malazeze që si fortifikim Venedikas të regjistrohet në listën e UNESCO-së.

“Ndoshta ndokujt nuk i konvenon që Kalaja të gjendet në shoqërinë e përzgjedhur. Unë besoj se ekspertët të cilët kanë punuar në këtë drejtim kanë marrë informata të këqija nga terreni”, tha Karamanaga duke theksuar se “Pjesa e sipërme e Kalasë (Shkalaja) që tani mund të jetë në UNESCO”.

Ai shtoi se duhet të konsultohen ato që tash gati 30 vite punojnë që kjo tërësi unike arkitektonike të jetë në listën e trashëgimisë kulturore botërore.

“Ne të cilët këtu jetojmë tash 25 shekuj jemi dëshmia më e mirë dhe e gjallë që Kalaja ka autenticitet dhe integritet”, përfundoi Karamanaga.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top