Sunday , July 21 2019
Lajmi i fundit

I.Karamanaga: H.ALI ULQINAKU – QYTETAR NDERI I LEZHËS

Hafiz Ali Riza Ulqinaku “Mësues i Popullit” dhe “Qytetar Nderi i Lezhës”, një ndër figurat më markante kombëtare… Ne Ulqinakët jemi krenar kurë dëgjojmë se përmendet emri i hafiz Ali Riza Ulqinakut. Bile, nga koha e “demokracisë”, apo ta përdorë edhe një termë tjetër, më të “fortë” nga koha e “tranzicionit”, kemi edhe rrugën kryesore në qytetit tonë e cila mban emrin e Hafiz Aliut. Kjo rrugë kalon nepër mesë të gjithë qytetit, dhe të gjithë ato të cilët nuk kanë njohuri mbi Hafiz Ali Riza Ulqinakun, tash më takohen më emrin e tij. Emri i tij ka filluar të deportojn edhe ke truri i atyre të cilët kanë qenë kundër të emërtimit e kësaj rruge më emrin e Hafiz Aliut. Por, sido si të qoftë Hafiz Aliu më në fund, ka marrë vendin e merituar në qytetin tonë, edhe në popullatën tonë vendase.Ky fakt ka një rëndësi të veçant, duke e ditur se në çfarë kushtesh të edukimit dhe arsimit jemi arsimuar ne në qytetin tonë. Ende edhe sot, në plan programet arsimor në shkolla tek ne në Mal të Zi, historia dhe kultura e jonë kombëtare Shqiptare përmendet shumë pak. Ato pesonazhë nga popullata e jonë, të cilët punojnë në Entin Republikan të arsimit , dhe të cilët janë pa dyshim në “servimin ” e partisë në pushtet, duhet ta din se nuk mjafton veç të zhvillohet mësimi në gjuhën Shqipe. Ato , si edhe deputetët tonë në Parlamentin e Malit të Zi, duhet pa ndërprerje të kërkojn drejtat tona. Mendoj se ndaj mendimin e shumë qytetarëve, se ato janë “servilet ” e Shtetit, dhe nuk luftojn mjaft për drejtat tona. Hafiz Aliu ka lindur në Ranën tonë, pranë bedeneve të Kalasë, në shkumën e detin, në vitin 1855, në një familie detare. Si të gjithë “Ranacakët” hapat i parë i ka bërë në Ranë, dhe shikimi i parë ka qenë deti, Kalaja dhe barkat. Edhe babaj i tij Jakub Behluli ka qenë barkatar. Mirëpo, nuk ka pasur dyshirë që Aliu të shkonte në detë, pasi që deti tek ne, kanë thënë gjithmonë, ka qenë ” buk e gjak” dhe Aliun e drejton në Medresen e Ulqinit. Medresen në Ulqin, detyrohet më e lëshuar pasi që pas dorëzimit e Ulqinit Malit të Zi, familia e Behluleve së bashku me 413 familje tjera, e lëshojn Ulqinin. Më 1880 nga Limani ikën edhe Aliu në Shkodër, ku vazhdon shkollimin në Medresen e Shkodrës. Pas shkollimit emërtohet si mësuas, dhe aty fillon edhe veprimtaria e tij, zgjohet talenti dhe aftësia për shkencë…Më veprimtarinë e Hafiz Aliut janë marrë shumë shkenctarë dhe studius, kështu që unë dyshiroj të përmendi veç pak veprën kryesore Mevlydin Sherif. Fjala arabe Mevlid, vendëlindje, ditëlindje ose vjershë për lindjen e profetit tonë të dashur Muhammedit a.s.. Në realitet bëhet fjalë për Mevlidin e poetit të shquar turk Sulejman Çelebiut, të cilin Hafiz Aliu e ka përkthyer në gjuhën shqipe. Hafizi e ka njoftur mjeshtrinë e vargëzimit, duke patur parasy meloditë e Mevlydit. Mevlydin Hafizi e bëri në Ulqin në moshën e djalërisë, në vitin 1873 dhe në dorëshkrim e morri në Shkodër. Botimi i Mevludit më vonë, ka pasur ndikim të madh. Vargjet e ngritura dhe gjuha e tij, plot me orijentalizma, paraqesin interes të posaçëm për studime letrare dhe gjuhësore, kurse përmbajtja moralizuese e tyre shërben si udhëzim për sjellje praktike të besimtarët në Islam. Prandaj, jam edhe mendimit se në xhamitë tona duhet më tepër të flitet për rolin e Mevludit të Hafiz Aliut. Imamët dhe teologët tonë duhet ta cekin pse, dhe kurë duhet të “këndohet” Mevlidi. Jemi dëshmitarë se Mevludi këndohet shumë në xhamitë tona për të vdekur, e jo për lindje. Prandaj, roli i imamëve në këtë drejtim duhet të jet më i madh. Kështu që, edhe pjesëmarrja e kryeimamit tonë të Ulqinit z. Ali Bardhit, më një kumtesë në këtë Konferencë , duhet të jet një nismje e re në ” këndimin” e Mevludit tek ne.H. Aliu 2Në Konferencën në Lezhë të dedikuar Hafiz Aliut, kanë marrë pjesë studijus të njohur nga Ulqini, Shkodra dhe Lezha, pra nga vendet ku ka jetuar dhe vepruar Hafizi. Të gjithë ato kanë dhënë kontribut të madhë për rolin e këtij imami , mësuesi dhe shkenctari më përmasa kombëtare. Në filim prof. i njohur në kumtesën e tij, ndërmjet tjerash ka cituar edhe studijusiit tanë nga Ulqini Sytki Malahoxhën dhe Mustafë Cankën, dhe mua më duket se deri sa të kemi studiues dhe njerëz të tillë, për Hafiz Ali Riza Ulqinakun, ka më u folur, dhe ka më u shkruar në Ulqinin tonë.

Edhe unë më disa fjali përshëndetëse kam marrë pjesë në fund të këtij manifestimi. Më duket se, sugjerimi im, që termën “Zot” mos ta përdorim më, posaçërisht në mbledhje të tilla, kur edhe bëhet fjalë për njerëz të cilët flasin për fenë tonë Islame. Ta prezentojmë një imam më termëm “Zoti” emri nuk ka rëndësi, më duket se është mekat…Jam i bindur se mbi 90 përqind të pranishmëve janë dakorduar më mua.

Përndryshe, Bashkia e Lezhës këtë Konferencë të dedikur Hafiz Ali Riza Ulqinakut, e ka organizuar shkylqyeshëm, dhe këtu askush nuk ka pasur asnjë vërejtje. Përkundrazi, duhet të mësohet se si i jepet peshë figurave tona më përmasa kombëtare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top