Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

I.Karamanaga: KAPEDAN AVDO NIMANBEGU

 

AvdoKapedan Avdo Nimanbegu është një ndër kapedanët më të njohur në qytetin e Ulqinit. Ende edhe sot në moshën 87 vjeçare, për çdo ditë del deri te bedeni apo shijon dhe shikon detin dhe barkat të cilat lundrojnë në itinearin e tyre deri te portat të caktuara.

Në shtëpinë e tij në Kala ka ndërtuar një vend, të cilin e quan ura e komandimit”(komandni most) siç e quan ballkonin e tij, nga ku ai për çdo ditë shikon horizontin duke përsjellur barkat dhe anijet të cilat kalojnë pranë qytetit tone.

Në shumë prej tyre ai ka qenë kapedan “komandant” me nam. Mbi 40 vite ka lundruar nëpër tëër detet e botës, në veçanti nëpër Mesdhe. Deti dhe “Tada “bashkëshortja Muradija, kanë qenë dashuritë më të mëdha në jetën e tij. Vështirë të imagjinosh një çift i cili mbi 65 vjet jeton në një harmoni të tillë.
Ende edhe sot Avdo Nimanbegu, kurdo që bisedon dhe rrinë me “Tadën” në rrugën pranë derës së shtëpisë së tij, gjithmonë bisedën e fillon duke i bërë “naze” asaj.
Kapedan Avdo Nimanbegu ka qenë gjithmonë i pashëm, i bukur, i veshur elegant dhe një figur markante e Kalasë sonë. I qeshur dhe “ i butë”, siç thotë populli ynë, por më një autoritet të rallë. Kurdo kur kaloj rrugës pranë shtëpisë së tij, asnjëherë nuk e kam degjuar se e ka ngritur zërin.

Neve të rinjve nga Kalaja, shpeshherë na ka biseduar për detin, prandaj, gjithmonë kemi pasur respekt të posaçëm ndaj tij. Ende edhe sot, flet qartë dhe i kujtohet secila sekuencë e jetës së tij, në veçanti nga lundrimet e shumta me anije të mëdhe anembanë rruzullit toksor. Kapedan Avdo Nimanbegu ka përjetuar gjëra të vështira në lundrimet e shumta më anije përgjatë shumë viteve të jetës së tij në det, por gjithashtu edhe shumë gjëra të bukura të cilat i kanë mbetur në kujtesën.
Të jesh kapedan është përgjegjësi e madhe, për njerëzit, për barkën dhe për “kargon”. Prandaj nuk kanë thëne dhe nuk e kanë përsëritur pa arsye detarët ë vjetër thënijen “se deti është bukë e gjak”, dhe ” Padishah në vete”, më dhe rreziqe dhe supriza që kanë ndodhur gjithmonë.
“Por, unë kam pasur fat dhe i kam përballur të gjitha”, thotë kapedan Avdo Nimanbegu, trashëgimtar i familjes së madhe të kapedanëve dhe detarëve të njohur Nimanbegu. Shumë anëtarë të kësaj familjeje të njohur detare kanë pasur në pronësi barka dhe anije të njohura përgjatë historisë së famshme tetare ulqinake.
“Për të fituar bukën për fëmijë” kam shkuar në detë, jam dashuruar në të dhe kurrë nuk e kisha ndërruar profesionin. Më në fund, kam vazhduar edhe traditën të familijes sonë të njohur detare nga Kalaja e Ulqinit” tregon Avdoja.
Ai thotë se se si pasardhës I familjes së njohur detare , vetëm ka vazhduar një traditë pa të cilën jeta e tij nuk ka pasur kuptim.“ Deti ka qenë jeta e jonë. Shumë antarë të Nimanbegëve, nga familija dhe fisi i jonë, kanë lundruar më barka të ndryshme nepër dete dhe oqeane, dhe të gjithë ne kemi qenë dhe jemi krenarë për këte.”shprehet kapedani, duke tregiar se shumë prej këtyre detarëve nuk jetojnë më dhe se nga kjo familje kanë mbetur ai, dy vëllezërit e tij Serveti dhe Zytiu, si edhe kapedan Reshit Nimanbegu.

“Unë ende mbahem”, qeshet Kapedan Avdo Nimanbegu. “Rri me të rinj, për çdo ditë i kam grahur automobilit, deri vitin e kaluar. “Tadën” e kam mirë, jam i lumtur me fëmijë, nipa e mbesa. Prandaj, as nuk më shkon ndër mend asgjë tjetër. Përkundrazi, kur kishin me më leju, prap kisha me shkuar me ba ndonjë “sefer” “.
Kapedani Avdo Nimanbegu thotë se është i sigurt që kompanitë të mëdha detare për të cilat ka “ naviguar” e kanë harruarr, ndonëse është i vetëdijshëm se mosha e bën të vetën, Por ai thotë se me mendje dhe shpit ende është në barka, të cilat kalojnë për çdo ditë pranë Kalasë dhe në horizontin e largët”.
„Për çdo ditë i marrë “dyrbitë” dhe i përcjell rrugët e tyre të cilat i kam në mend të shënuara. Shumë më merë malli, kam nostallgji të madhe. Vështirë të imagjinosh se jeta është kështu. Deti, barkat, “Tada” dhe familja ime kanë qenë gjithmonë jeta ime. Të gjitjha i kam këtu. “Tada” ende është e fort dhe e pashme, fëmijëtë , nipat mbesat të gjithë janë këtu , dikush në Amerikë, por prapë në tokë, kurse barkat dhe anijet nuk i kam më,” shprehet ai me nostalgji.
Avdoja thotë se i mungon „navigimi „ barkat, ekuipazhi, portet, deti, „por kështu është jeta, dikur vinka fundi”.
“Por, unë dal në për çdo ditë në ” Pazarin e Gjytetit” dhe shumë vështirësi e pranoj se koha kalon”, shprehet ai.

Avdoja ka filluar si 18 vjeçar në vitin 1948 të punojë në kompaninë “Llovqen plovidba” ku ka punuar edhe babai i tij , kapedan Maliq Begu. Të gjithë vëllëzërit e familjes së madhe të Nimanbegu Jakupi, Reshiti Maliqi dhe Hysejni kanë qenë kapedanë me nam. Ai tregon se kanë pasur tri barka:“Poskiq” me tre direkë, më e madhja, pastaj “Dva Brata” dhe në fund “Vihori”.
“Të trijat kanë qenë pronësi e Nimanbegëve. Kështu që unë kam lindur dhe jam edukuar në familje e cila tërë jetën dhe vepriminë e vetë e ka pasur të lidhur me detin , dhe tërë jetën ia ka kushtuar detit dhe navigimit. Së shpejti më është dashur të shkoj në shërbimin ushtarak ku kam punuar në shërbimin e sanitetetit afër 3 vjet. Ka qenë kjo një eksperiencë që më ka ndihmuar shumë në navigim, në raste kur kemi pasur probleme në det, kur kemi qenë shumë larg nga portet, nga toka”, tregon ai.

Pas shërbimit ushtarak, Avdoja do të barkohet sërish duke filluar të punojë so „noshtromo“, ku dëshmohet si detar i mirë.
„Më vonë më kanë shtyrë të jap provimin për kapedan , “male plovidbe” ku kam fituar barkën e pare prej 6000 tonash në relacionin Split Venezia”.
Pas disa vitesh lundrimi, përsëri kam filluat të mësoj dhe kam dhënë provimin për kapedan, „brodovogja Velike plovidbe” për barka që kanë lundruar nepër Mesdhe deri në Turqi dhe në Rusi, në portet në Detin e Zi“, kujton ai.
Avdoja trego se kompania për të cilën ka punuar ka pasur besim të madh tek ai, kështu që e kanë dërguar në Hamburg, nga ku pas tre muajsh e ka sjellë vaporin e ri „Muho“ i cili është ndërtuar në shkverin e Hamburgut. “ Kështu ka qenë jeta e detarëve, shumë pak kam ardhur në shtëpi. “Tada” ka pasur një durim të pafund, si të gjitha gratë e “gjemxhive”,thotë ai.

Avdoja ka naviguar edhe në barkë tejoqeanike, si “noshtromo”. Ai tregon se në anijen „Nilshiq“ka lundruar edhe në Kubë dhe në porte të tjera të Amerikës së jugut.
Ai rrëfen se në det ka pasur gjëra të bukura, por edhe ato të tjeraa.
„Të gjitha ato kanë qenë pjesa e jetës së një detari i cili është dashur për me siguru bukën për familjen e vetë. Kam pasur edhe një fatëkeqësi një here në Rusi, kur kam thyer këmbën. Afër një vit kam qendruar në shtëpi. Pastaj prap në det, në bark, aty ku iu ka caktuar kompanija për të cilën keni punuar. Në vitin 1987 kam dalë në pensionin e merituar”.
Kapedan Avdo Nimanbegu ka qenë i respektuar dhe kudo ku ka punuar ka lënë përshtypje të mira, pavarësisht se si çë thotë ai, shpeshhere ka qenë edhe i ashpërt pasi që ka ërrkuar disipline në punë,por “vetëm kështu edhe ka qenë e mundur të funksionojnë jeta në një vend të kufizuar siç është barka”.
Megjithëse sot është 87 vjeçar, ende del në Pazar, në Ranë, i veshur elegant dhe me kravatë. Nuk e merr shkopin pasi që siç thotë ai, “ ende nuk kam nevojë” Ai thotë se i mungojnë shokët shumë prej të cilëve janë në „Meterit“ apo në „Pinjesh“, në veçanti shoku më i ngushtë , i ndjeri Ismail Bushati.
. Fletë qartë dhe i kujtohet secila sequenz e jetës në det. I kujtohen portot, dhe vendet të cilat i ka vizitur më anije dhe me barka të ndryshme, anë e mbanë botës. Ai fletë me nostalgji të madhe për ato kohëra. Në veçanti i kujtohen vendet egzotike në Amerikën e Jugut, ku është ndaluar anija për të ngarkuar ose shkarkuar „kargon“.
„ Për çdo ditë sa i çel sytë marrë „dyrbinë“ dhe e drejtoj kah horizontit në pritje të anijeve të cilat kalojnë pranë Kalasë sonë“. Më duket, të themë më mirë imagjinoj se edhe unë gjendem atje“, rrëfen kapedam Avdoja. „Pastaj dal, shetisë pak, tash pak më rallë jashtë Kalasë, por reth Kalasë për çdo ditë. Ende shoh mirë, por nuk më japin më lejen më i grah automobilit. Më mungon, por mosha e bën të vetën, regullat nuk lejojnë“.
„Tada“ qeshet. Ajo është një zonjë „e rëndë“ nga familja e njohur Kapllanbegu. Ka qenë një ndër gratë më të bukura në Ulqin, dhe pavarësisht se është 82 vjeçare ende është e bukur, e mbajtur një zonjë e vërtetë e Kalasë tonë.
Kapedan Avdo Nimanbegu tërë jetën e tij, në barkë, det, shtëpin e tij, në rrugë, apo kuda ku ka ndenjur e ka filluar bisedën duke i bërë nazë asaj. Prandaj, edhe „ Tada“ ka mbetur sinonim e një dashurie dhe besnikërie tek ne në Kala.
Kapedan Avdo Nimanbegu dhe bashëshortja e tij Muradia janë të lumtur dhe të kënaqur me jetën e tyre të gjatë, me fëmijë me nipa e mbesa. Një trashëgimi e cila vijon gjatë shekujsh nga ky fis i njohur nga Kalaja e Ulqinit , vazhdon edhe më gjatë në shumë fise të tjera në Ulqin, në Amerikë, dhe çdokund ku ato kanë lënë gjurmë, tek fëmijët dhe tek të afërmit e tyre.
Gjenet „e fort“ të kësaj familjeje ende trashëgohën, ashtu siç i kanë trasgëguar edhe të tjerët nga kjo familje e njohur detare nga Kalaja, ndërmjet tyre, edhe kapedan Avdo Nimanbegu nga të parët e tij.
Mendoj se është mirë që figurat markante të qytetit tonë, siç është edhe kapedan Avdo Nimanbegu. ti qesim nga harresa, ti kujtohemë në veçanti deri sa janë këtu, mes nesh.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top