I.Karamanaga për “Servantesin dhe Dulcineen”: RISI PËR ULQIN

Ismet KarmanagaLehtë është të kritikosh. Pas kësaj shfaqjeje më siguri ka vend edhe për kritika, pasi që ne të cilët e kemi përcjellë nga ana tjetër, e kemi më lehtë. Thuhet se “pas beteje të gjithë gjeneralët janë të urtë”. Posaçërisht skena e martesës e “Servetit ” me “Dulçinejën”, një vajzë nga Kalaja, një begesh, më një sklav, “rob”. Natyrisht, dashuria nuk ka kufi, bile, edhe unë e kam shkruar në librin tim “Kalaja, legjendë dhe art”, se pas lirimit Servantesi e ka marrë Dulsineen më vete. Por më e marrë e më ba dasmë, nuk është njësoj… Prandaj, për ato të cilët e njohin më mirë jetën e Servantesit, sidomos ato të cilët e përkrahin hipotezën e qëndrimit e tij në Kalanë tonë, më siguri gjithmonë kanë më gjete vend për kritikë …

Më në fund, këtu bëhet fjalë për Servantesin dhe ai është fundamenti i dramës, dhe ai është në fokusin të interesimit tonë. Mirëpo, unë dua të them se shfaqja dhe roli i aktorëve më ka lënë përshtypje dhe mbresa të thella, duke ditur se bëhet fjalë për amator. Të gjithë aktorët pa dallim kanë lënë ke shikuesit përshtypje të mira.

Kjo dramë duhet të jetë një nismë edhe për formimin e një grupit teatral profesionist në qytetin tonë. Talent kemi, vend dhe hapësirë duke filluar nga pjesa e Shkalasë “muzeut” dhe “Qendrës për kulturë” në sasi të panumërt. Prandaj, ngjarje të tilla duhet të stimulohen dhe të përkrahen nga të gjitha strukturat politiko-shoqërore. Qyteti jonë ka nevoj për teatër, dhe për kulturë të një nivelit më të lartë.

Munibi, si regjisor, pse jo! Është i talentuar, trashëgimi nga të parët e tij, të cilët kanë qenë amator, por unë them “amator” shumë më të fortë se shumë nga “profesionistët” më shkalla të larta. Një talent i pashterueshëm. Prandaj duhet të përkrahet, ti ndihmohet dhe të stimulohet. Si njëri nga ato i cili pa ndërprerje e përmend Servantesin, në tekste të ndryshëm, në masmedia në vend dhe jashtë vendit, në TV ekrane, posaçërisht dhe duke shoqëruar shumë grupe turistësh nga vendi dhe nga bota, themë se “Servantesi dhe Dulçineja” është një risi dhe një ngjarje shumë pozitive për qytetin tonë.

Sot, pas kësaj shfaqjeje, më duket se bindja ime se në Kalanë tonë, ka mundur më qenë i sjellun si rob lufte 5 vite Miguel de Servantesi, është bërë edhe më fortë.

Fare në fund dua të them, se kjo dramë nuk kishte mundur më u realizuar pa ndihmën kolosale të z. Mustafë Cankës, publicistit, gazetarit, shkrimtarit dhe një ndër njohësit më të mirë të historisë të qytetit tonë. Pa dyshim, z Mustafë Canka ka qenë dhe është nën hijen e të gjithë kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…