Tuesday , August 20 2019
Lajmi i fundit

I.Karamanaga: PORTRET – HADIXHA GJONI

 

Hadixha GjoniHadixhe Bakalli Gjoni është një femër e rrallë në politikën tonë pasi që të rralla ishin ato femra, të cilat në mënyrë të barabartë me meshkujt e kanë ngritur zërin për avancimin e popullit tonë shqiptar në fillimet e tranzicionit, në vitet e para ‘90 të shekullit të kaluar.

Nuk ka qenë lehtë të dalësh dhe të kërkosh të drejtat tona, të kërkosh atë çka të takon, ta prekësh çështjen shqiptare, ta nxjerrësh nga errësira komuniste pas një kohe të vështirë, në veçanti në shtetin ku jemi trajtuar dhe ende trajtohemi pakicë.

“E fortë si guri” thotë një thënie popullore tek ne në Ulqin, por e suksesshme dhe me fat, në politikë dhe në fushën për emancipimin e grave, në veçanti të popullatës sonë autoktone.
Edhe unë si kalali, gjithmonë kam pasur dëshirë që një kalaleshë me një pedigre të veçantë, ta shoh edhe më lart në politikë dhe në shoqëri në përgjithësi.
Më në fund, zonja Gjoni edhe ka arritur të jetë në majën e piramidës duke qenë për vite me radhë në hierarkinë e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, të cilit i ka mbetur besnike që nga fillimi i themelimit, por po ashtu edhe nënkryetare që disa vite e Komunës së Ulqinit. Jam më se i bindur që këto pozita ajo i ka merituar.

Zonja Hadixhe Bakalli Gjoni është një femër e rrallë në politikën tonë pasi që të rralla ishin ato femra, të cilat në mënyrë të barabartë me meshkujt e kanë ngritur zërin për avancimin e popullit tonë shqiptar në fillimet e tranzicionit, në vitet e para ‘90 të shekullit të kaluar.

Ajo është mbi 25 vite e pranishme në politikë, por edhe në shoqërinë civile, ku ka dhënë dhe ende jep një kontribut të madh në emancipimin e gruas shqiptare tek ne.

Më kujtohen paraqitjet e para të kësaj zonje me një pedigre të veçantë, e cila me hapa gjigante në ato kohë të vështira të ndryshimeve në shoqëri dhe në politikë, ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e partisë politike të parë nacionale shqiptare në Mal të Zi. Ishte një ndër femrat e para nga qyteti ynë, e cila ngriti zërin lart për të drejtat tona kombëtare, por edhe për emancipimin e femrës shqiptare e cila me dekada dhe shekuj ishte në errësirrë. Së bashku me të ndjerin Fuad Nimanin, Mehmet Bardhin, Bajram Rexhën dhe të tjerë pati guxim të dalë në skenën e politikës, pas rënies së komunizmit. Prandaj edhe them se është e rrallë.
Në kujtesë të veçantë të paharruar, më ka mbetur një tubim ku isha edhe unë i pranishëm, në sallën e sportit të Shkollës Fillore “Marshall Tito” në Ulqin, ku ajo ndër të parët paraqitet në politikë me rastin e themelimit të partisë së parë shqiptare. Ishte në binë në radhët e para, së bashku me të tjerët të cilët kanë pasur kurajo të dalin të flasin pa frikë, me një entuziazëm të madh për të drejtat tona kombëtare. Ishte ky një vizion i rrallë, i fortë, i cili më vonë u tregua i suksesshëm, në veçanti për një femër në ato kohë të vështira, një vizion për qytetin dhe për popullatën tonë autoktone, një aktivitet inspiruas i lëvizjes sonë kombëtare.

Nuk ka qenë lehtë të dalësh dhe të kërkosh të drejtat tona, të kërkosh atë çka të takon, ta prekësh çështjen shqiptare, ta nxjerrësh nga errësira komuniste pas një kohe të vështirë, në veçanti në shtetin ku jemi trajtuar dhe ende trajtohemi pakicë.
Pra, në ato kushte të vështira, kjo zonjë ishte ndër të parët në radhët e para, ndërmjet meshkujsh. Gjëra të cilat duhet të përmenden, t’i kujtojmë dhe të mos i harrojmë. Këto janë fakte që nuk mund t’i mohojë askush.

Prandaj nuk është rastësi që ajo shumë herë është në poste të larta në hierarkinë e partisë, por edhe të pushtetit vendor. Është e pranishme në manifestime të ndryshme, të cilat i organizon pushteti vendor. Zonja Gjoni tash është në postin e nënkryetares së Komunës, por nuk jam fare i sigurt se ajo nuk meriton edhe më shumë, edhe më tepër.
E njoh shumë mirë. Ndaj saj dhe ndaj familjes së saj kam një respekt të veçantë, jo vetëm që ajo është me origjinë nga Kalaja e Ulqinit, nga një fis me gjene “të fortë” dhe me një pedigre të veçantë, të trashëguar nga familja Bakalli.

Babai i saj, i ndjeri Shyqyri Bakalli, ka qenë një kohë të gjatë në krye të Meshihatit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe ai me autoritetin e tij pa dyshim ka dhënë një kontribut të madh në kohët e vështira të komunizmit, për hapjen dhe forcimin e fesë islame në këto treva. Ai ka mbajtur lart flamurin e fesë islame në kohën e komunizmit, ka qenë trim, guximtar, me një autoritet të madh, ka folur pa frikë dhe ka bërë shumë për emancipimin e islamit burimor në këto treva.
Ndërmjet shumë aktiviteteve, ai ka dhënë një kontribut të madh për botimin e “Mevlydit” në gjuhën shqipe, por edhe për shumë aktivitete që kanë lënë gjurmë te Bashkësia Islame në Malin e Zi.

Prandaj, nuk është për t’u çuditur që zonja Hadixhe ka qenë dhe është trimëreshë, që është e gojës, gjithmonë aktive dhe e rrallë. E njoh edhe nga turizmi, ku ka punuar si nëpunëse në sektorin e kontabilitetit në hotelin “Lido”, në Plazhin e Madh.

Ajo është një zonjë dhe një nënë e dalluar. Së bashku me bashkëshortin e saj Kasemin, një intelektual të spikatur, i cili para pak kohësh ka ndërruar jetë, ka edukuar dy djem të arsimuar në institucionet më të larta tek ne. Bile njëri, të cilin e njoh më mirë, Edini, i cili ka trashëguar gjenin e fortë të gjyshit të tij, të ndjerit Shyqyri Bakalli, është imam i dalluar i cili jeton dhe predikon islamin në Amerikë, duke dhënë kështu një kontribut të madh që mërgimtarët tanë të trashëgojnë gjurmët e të parëve të tyre.

Kam pasur rast ta takoj gjatë vizitës sime në Nju-Jork, në Amerikë. Tek unë ka lënë mbresa të bukura dhe të forta si një intelektual dhe si një imam i rrallë, pavarësisht se kemi biseduar shumë shkurt. Sipas mendimit tim modest, këtë imam të dalluar Perëndia e ka bërë dhe i ka dhënë rolin e një engjëlli mes njerëzve.

Prandaj, një nënë e tillë së bashku me tashmë të ndjerin Kasem Gjonin, kanë pasur një vizion të qartë për edukimin e fëmijëve të vet. Kështu që nuk është për t’u çuditur që djemtë e këtij çifti janë kaq të arsimuar dhe të dalluar.
Kështu respekti im është edhe më i madh, të them më mirë i veçantë dhe i posaçëm për këtë familje të vjetër ulqinake.
Nuk mund të mohohet që zonja Hadixhe Bakalli – Gjoni edhe sot gëzon një respekt në tërë popullatën tonë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top