Saturday , February 27 2021
Lajmi i fundit

I.Karamanaga: PORTRET – RUZHDI HASANAGA

Ruzhdi Hasanaga (1)Rrugëtimi nëpër kohë dhe hapësirë, në çdo qytet, ka tregime, legjenda, anekdota dhe tregime të ndryshme, kështu që edhe qyteti ynë i bukur Ulqini me rrethinë ka legjendat dhe tregimet e veta gojore, fjalë të urta dhe terme të cilët pak më rrallë mund ti takomë në gjuhën tonë të përditshme.

Ruzhdi Hasanaga në krahasim me shumë të tjerët, të cilët merren me studime të tillë, ka bërë një punë të madhe dhe të rrallë, duke shënuar dhe mbledhur termat interesante dhe fjalët e urta popullore, të cilat ai i ka dëgjuar gjatë punës së tij 40 vjeçare në rrethinën e Ulqinit. Më vonë këto i ka botuar në një libër me titull interesante,”Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi”, duke përdorur formën autoktone shqipe të rrethinës së Ulqinit. Një gjë që të tillë nuk e bëri askush tjetër dhe e cila është për të lavdëruar dhe respektuar.

Ruzhdiu gjithmonë ka gëzuar një respekt të veçantë te të gjithë popullata e Ulqinit dhe rrethinës, në veçanti në kohë kur ka qenë aktiv. Qëndrime dhe sjellja e tij, fjalët e ëmbla, buzëqeshja dhe mënyra e trajtimit dhe zgjedhimit e problemeve me të cilët janë takuar qytetarët tanë, në veçanti në fshatrat të rrethinës së Ulqinit, e kanë ngritur punën e tij në një nivel të lartë. Pavarësisht se ka një kohë që është në pension, ai ende gëzon një respekt të madh. Ende edhe sot e pyesin për këshilla. Askënd nuk e refuzon. Dera e shtëpisë së tij është gjithmonë e hapur për këshilla dhe sugjerime.

Influenca dhe ndikimi i tij në këtë lëmi, në veçanti deri sa ka qenë aktiv ka qenë e fortë dhe shumë mendime të tij në lëmin e veterinës i kanë respektuar çdokund.

Mirëpo duhet të ceket që, pa dyshim që ky njeri i rrallë, që nga fillimi i punës së tij, ka filluar të merret edhe me studime dhe përmbledhje të fjalëve dhe termave të cilat ai i ka dëgjuar në vende ku ato janë përdorur.

Fjalori dhe frazeologjia e përmbledhur i këtyre termave është unik dhe i rrallë.

Është mirë që një punë e tillë e bërë nga Ruzhdi Hasanga, do të mbesë përgjithmonë e shkruar për gjenerata që do të vin pas nesh.

Prandaj, edhe një respekt i veçantë, një mendim modest nga autori i këtij shkrimi, kushtuar këtij intelektuali të rrallë.

Material i tillë është i grumbulluar dhe i sistematizuar, shënuar spontanë gjatë një perudhe të gjatë kohore, gjatë shërbimit e tij duke i dëgjuar nga personazhet ku ka shkuar për të i dhënë ndihmë. Ky njeri i jashtëzakonshëm tregon se të gjitha këto i ka bërë për kënaqësi shpirtërore. “Më von e kam vendos ta bëjë një përmbledhje për një libër i cili do të mbesë në arkivin e fjalorit tonë të pasur popullor” tregon ai.

Edhe disa të dhëna nga biografia e këtij njeriu të mirë dhe të “but” siç thotë populli ynë. Ka lindur në një shtëpi me një pedigre të veçantë në vitin 1937. Pas shkollës fillore në Ulqin ndjek gjimnazin “e fortë” të asaj kohe në Tivar në gjuhën serbo kroate siç është quajtur më parë.

Pas përfundimit e gjimnazit regjistron fakultetin e Medicinës në Zagreb, drejtimin e veterinarisë dhe pas studimeve bëhet veterinari i parë shqiptar në Mal të Zi.

Pa ndërprerje afër 40 vite ushtron detyrën , si drejtor i stacionit të veterinës deri te pensionimi. Gjithmonë ka qenë i paprintueshëm. Asgjë nuk ka mundur ta ndal për të shkuar me dhënë ndihmën, atje ku është nevojitur ndihma e tij.

Edhe diçka tjetër nga opusi i veprimit të tij. Ky njeri modest, i sjellshëm dhe i aft vite me radh ka qenë këshilltar i angazhuar në Radio PG. Ende edhe sot ruhen këshillat të cilat aii ka dhënë në radio për smundje të kafshve të cilat ishin shumë të hapura në ato kohëra.

Është e nevojshme të përmendet se gjithashtu Ruzhdiu ka shkrua edhe shumë artikull në revistën “Praxis” të Zagrebit, punime të rëndsishëm në lëminë e veterinës për mjekimin e kafshëve.

Dhe në fund gjat punës së tij shumë vjeçare është treguar edhe si studius e termave nga frazeologjia e gjuhës tonë shqipe.

Ka bërë një punë të madhe duke i qitur nga harresa termat dhe frazeologjin popullore, në erën e kompjuterave, rrijetave socijale dhe kohës moderne.

Ai ende studion, shkruan dhe hulumton gjëra të ndryshme nga e kaluara e jonë. Ka shkruar shumë artikuj dhe studime lidhur me profesionin e tij, të cilin e ka ushtruar deri në perfeksionizëm.

Rrjeti social Facebook më përkujtoi në një shkrim modest që ia kam kushtuar më herët. Kjo zgjoi tek unë emocione dhe frymëzim për të shkruar një portret pak më të gjatë. Rastësisht e kam takua në Ranën tonë pas përurimit e librit të tij. Ishte duke shijuar erën e detit në Ranën tonë të bukur. E fotografova, pa ditur që një dite do ta përdor këtë foto për një portret modest të personazhit të tij.

Duke e analizuar vendin ku ai ka lindur, ku është shkolluar dhe ka studiuar, duke filluar nga Ulqini, Tivari dhe Zagrebi i Kroacisë mund të vërehet se sa shumë kjo e fundit ka ndikuar në zhvillimin e personalitetit të tij. Këto mjedise të ndryshme kanë bërë dhe kanë formuar një veterinar të dalluar dhe specialist në këtë lëmi. Ishte ky veterinari i vatëm dhe i pari në Mal të Zi.

Ruzhdiu ishte një punëtor palodhur, pa orar të caktuar, por gjithmonë duke punuar ditë dhe natë pa refuzuar asnjë person për t’ia krye shërbimin e nevojshëm. Duhet të ceket që nga puna dhe shërbimi i tij kanë qenë të varur shumë njerëz të cilët janë marrurr me blektori në vaçanti në rethinën e Ulqinit në Anë të Malit dhe çdokund tjetër.

Një shembull i tillë siç është, Ruzhdi Hasanaga pa dyshim që meriton të përmendet dhe mos të harrohet. Ruzhdiu është i rallë dhe i veçantë.

Ndoshta dikur ai do ta gëzojnë vendin e merituar në trashëgiminë tonë. Emri i tij me siguri do të jetë në majën e veterinës te ne. Dhe në fund të këtij portreti po e përsërisë disa fjali nga shkrimin im të cilin e kam shkruar pas përurimit e librit të tij.

RUZHDIU, siç nuk e kemi njohur!!

Kështu e kam filluar shkrimin tim kushtuar personalitetit dhe librit të tij të përuruar me 23.04.2017 në “Qendrën për kulturë” të Ulqinit. Ishte kjo një befasi për të gjithë të pranishmit. Një mbrëmje solemne e pa harruar më ka mbetur në kujtesën time, për te edhe mendoj që ta shkruaj një portret të shkurtër kushtuar këtij intelektualit të lartë.

Titulli i librit zgjoj interesim te të gjithë të cilat merren me hulumtime dhe studime të toponimeve të frazeologjisë e gjuhës sonë të bukur.

“ Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi”.

Veç termi fjalë të urta mjafton të lexohet dhe të studiohet , në veçanti kur degjoni që Ruzhdiu këto fjalë i ka mledhur gjatë një rrugëtimit 40 vjeçare.

Ishte kjo një befasi e rallë, për të gjithë ata të cilët pak e shumë e njohin Ruzhdiun, të themë më mirë, të cilët kanë menduar se e njohin.

Të gjithë ne e njohim Ruzhdiun si një njëri të qetë, modest, një nëri i cili nuk di ta ngrisë zërin asnjëherë.

Ruzhdiu gjithmonë ka qenë i pashëm, elegant i veshur, markant dhe i folur. Të gjithë anëtarët e fisit Hasanga janë të mirë të veçantë, mirëpo, Ruzhdiu dallohet, është i jashtëzakonshëm i rallë.

Prandaj, edhe themë se ishte kjo një befasi, një suprizë e këndshme për shumë intelektualë dhe shkrimtarë nga Ulqini dhe më gjërë. Më një pasion të madh dhe më një përkushtim të veçantë mbi 40 vite, Ruzhdiu ka grumbulluar thesarin popullor, fjalët e urta popullore dhe fraza, të cilat ende edhe sot përdoren në gjuhën tonë të bukur.

Fjala e shkruar mbetet dhe ruhet nga harresa. Edhe unë themë se Ruzhdiu siç e thot edhe ai në librin e tij, “kam jap një ndihmesë kunder harresës, në përtrirjen e traditës kulturore, në ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës së folur.”

Ky ishte edhe qëllimi i tij. Unë do të stoja, se Ruzhdiu e arriti këtë qëllim, dhe padyshim kjo libër gjithmonë ka me qenë një burim për studius të gjuhës dhe thesarit tonë popullor.

Më ka mbetur në kujtesë edhe një ekip respektabil i panelistëve të cilët i dhënë kësaj mbrëmje një solemnitet të rallë të veçantë.

Në këtë mbrëmje solemne, për veprën e autorit folën edhe panalistët të ftuar, Hajro Ulqinaku, Hajredin Kovaçi, si edhe mysafiri nga Shqipëria prof.dr. Stavri Trako. Në këtë mbrëmje edhe disa spjegime dhe sqarime të disa termave i dha edhe i madhi prof. dr. Ruzhdi Ushaku.

Ruzhdiu, edhe pse në moshë, ende është markant dhe i qeshur dhe gjithmonë elegant i veshur. Kafen e pare të mengjesit e pi në kafene, ku rri dhe bisedon me njerëz të cilët gjithmonë i befason me punën hulumtuese të tij.

Ende shkruan, studion dhe hulumton. Ka qenë dhe ka mbetur një figure markante e ralë e qytetit tonë të bukur.

I dëshiroj një jetë të gjatë dhe të bukur.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top