Friday , March 22 2019
Lajmi i fundit

I.Karamanaga: SHKALAJA MË NË FUND NË FUNKSION TË KULTURËS DHE TURIZMIT

Ismet KarmanagaKryetari  Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga përshëndeti punimet në sanimin dhe konservimin e Shkalasë të cilët po i bëjnë skuadrat profesionale të Qendrës për Konservim dhe Arkeologji të Malit të Zi.

“Vendosja e Shkalasë ose Qytetit të sipërm në funksion të politikës kulturore dhe të ofertës tonë turistike është obligim i vetëqeverisjes vendore dhe të institucioneve shtetërore”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, këto objekte para së gjithash duhet të jenë në funksion të turizimit.

“Për ke do të ishim ne atraktiv, përveç për arkeologët, sikur most ë ketë turistë? Turizmi sjellë sfida të reja, por është praktikisht e vetmja mundësi për mbijetesën e të gjithë neve që jetojmë brenda bedeneve. E kjo bërthamë historike e cila është themel i identitetit dhe historisë tonë, u ruajt pikërishët nga Kalalitë”, shtoi Karamanaga.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top