Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Ibrahim Berjashi: DUARARTA E SHTËPISË

(Urime të pafund të gjitha nënave me rastin e Tetë marsit)

 

Kush më mbush zemrën gëzime,

Edhe më fal kur bëj gabime.

Kush, e dini kush?

 

Kush mbjell lule në kopësht,

Edhe në oborr,

Kush më ledhaton qetë e butë,

Edhe më këshillon,

Ëmbël edhe urtë…

 

Kush më sjell diellin n`dritare,

Të më ngroh e bën trim,

M`dëbon brengat e çdo shqetësim?

 

E dini nga më vjen urimi me yll,

Më i shtrenjti e luleflutur,

“Për ditëlindje, shpirtit më t`bukur ?”

 

E dini kush më mbush tryezën gatime,

Në fundjavë e festime?

 

Nuk është kaprolli as lulja e qershisë,

Është nëna ime – duararta e shtëpisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top