Tuesday , June 25 2019
Lajmi i fundit

Ibrahim Berjashi: KU JENI O, GJENERALË?

Unë mbeta i vraraë,

Se, ju as dorën s` ma keni zgjatur
Nuk më treguat se kishit prerë biletë
Për atë rrugë të gjatë 
Nuk festuam as ditëlindjet me aq pasion
Siç bënim përherë
O poet flamur,o piktor rebel!
Më keni mbetur shumë borxh 
Një copë diell në Shas 
Edhe një republikan në Galeri.
Karrikat po dergjen në vetmi!
A s`më thoni, pse kaq shumë 
Dridhet ulliri me dymijë unaza në Tivar
Edhe grafikat grinden në kornizë?
Rrudhat e ballit i kemi fshehur me kapele
Në gishtin tregues sillet etja për një kafe ekspres
Bali, Basri, me Lum Lumin iku në sfond
Për të brumosur gurin e çarë
Rudi, idoli yt, Muslim Mulliqi,
Eh, joshur i paska zylyfet
Gjeneralë, Ju lutem
Një nënshkrim për të hyrë 
Në fortesën e Mbretëreshës Teutë,
Se shumë porosi po bart nga Dardania…
Amaman…

Në Prishtinë, më 30 dhjetor 2018

Këtë poezi ia dedikoj mikut tim, poetit Basri Çapriqi, me rastin e 1- vjetorit të vdekjes së tij të hershme, si dhe miqve tanë të përbashkët, bardit të poezisë moderne shqiptare, Ali Podrimja dhe piktorit famëmadh nga Ulqini, Rudi Goga.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top