Thursday , June 4 2020
Lajmi i fundit

Ibrahim Berjashi: M`KA MARRË MALLI ME SHKU` N` SHKODËR

Zemra gati po m` del përjashta,
Mall po m` vjen ka` Shtegvasha,
Pak ka` Buna, liqeni e Sukubina.
Virus corona m`kërcënohet:te karantina!

M `ka marrë malli me shku` n` Shkodër,
Për nji pilaf mëngjesi alla shkodrançe,
Kafe te Tullat e kuqe-taman kranjançe!
– E kuptove ti o, mori motër?

M` ka marrë malli me shku` n` Shkodër!
Me dal kreshnikçe deri n` Shirokë,
Ta marrsha – vdes për nji peshk n’ tjegull,
Por, me k`to maska zhyten n` merzi e mjegull.

-Rri n`shpi e shpëto jetën,aty n` votër!
A merr vesht,un` due t` shkoj n` Shkodër?!
Un` k`shtu e kam vendos,
Edhe deti u baftë hirrë e kos!

28 mars 2020

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top