Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Ibrahim Berjashi: POLITIZIMET E STËRTEPRUARA

Ibrahim BerjashiUlqini është një qytet shumë kontraverz, sikur detyrimisht duhet çdo fonemë e lëre më frazë, të politizohet. Normalisht se mendimi i lirë e profesionist, duhet të përfillet. Nuk e kam ndërmend që të nënshkruaj peticione as vendime, do të apostrofoj dukurinë e  p o l i t i z i m e v e që shfaqen në këtë mjedis, qoftë për  pjesën urbane, apo mbi KALANË, FORTESËN, por  jo QYTETIN E  VJETËR se atëherë do të përdorim një kalk.

Kalaja  e  Ulqinit, sipas meje, do të ishte  një madhështi dhe vlerë unike  sikur në sheshin e  saj të kishte skulpturën e AGA YMERIT, një baladë e njohur, jo vetëm në tërë rrafshin shqiptar, por edhe atë ballkanik. Aga Ymeri le  nusen e re edhe shkon në luftë në Spanjë. Sa  emocionuese është rinjohja e tij me nusen ulqinake. (Lexoni librin “BALADA DHE LEGJENDA”, Instituti Albanalogjik i Prishtinës, Prishtinë 1974).
Ky qytet e ka edhe një plagë tjetër, shumë thelbësore madje, injorohet toponimi ULQIN nga vetë shqiptarët!
Të gjitha  të mirat,
Ibrahim Berjashi, gazetar në pension dhe shkrimtar

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top