Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

Ilir Gjeçbitriqi: Muzikant i pasionuar

Ilir Gjecbitriqi fotoShumë të rinj sot kanë dashuri për muzikën, por pas hapave të parë, të nxitur më tepër nga ëndrrat rinore për të arritur çdo gjë, pak prej tyre vendosin që atë ta vazhdojnë dhe ta zgjedhin si profesion të jetës së tyre.

Ndërsa Ilir Gjeçbitriqi është një i ri nga Kraja, me vendbanim në komunën e Ulqinit, i cili tashmë e ka zgjedhur rrugën e tij. Dashuria për muzikën ka qenë përcaktuese dhe ka ndikuar fuqishëm në jetën e tij.

Hapat e parë në fushën e muzikës i ka bërë që në moshë të re, duke studiuar për piano te profesori i njohur i muzikës Hajdar Axhemi. Pas përfundimit të studimeve, ky muzikant i pasionuar filloi karrierën e tij në shoqëri kulturore-artistike të ndryshme vendore, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në promovimin e vlerave kulturore të vendit dhe popullit të tij.

Me prezantimin dinjitoz nëpër shoqata kulturore, ai avancoi në karrierën e tij duke marrë pjesë në ahengje familjare, koncerte si dhe në mbrëmje rinore ku paraqitet me të gjitha zhanret muzikore, që nga ai klasik, modern dhe zbavitës.

Iliri po ashtu është i njohur edhe për produksione muzikore, ku kohëve të fundit ka marrë pjesë me elitën e muzikës popullore, jo vetëm nga Ulqini por edhe në rajon dhe më gjerë. Këngëtarët më të njohur të estradës shqiptare e ftojnë atë për të qenë pjesëmarrës në koncertet e tyre në Evropë deri në Australi, ku duhet të potencojmë që deri tani ai ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme muzikore në vendet e rajonit, si Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, por edhe në Greqi, Itali, Gjermani, Austri, Belgjikë e Australi.

Nisur nga pasioni i madh për muzikën instrumentale, në vitin 2017 ka përpunuar disa hite botërore në versionin instrumental, si “Major Lazer – Lean On” në versionin shqip, pastaj  “Ed Sheeran – Shape of You” në versionin shqip etj., të cilët janë pritur shumë mirë nga dashamirës të shumtë të muzikës jo vetëm nga vendi, por edhe nga rajoni.

Arritjet e tij të deritashme premtojnë shumë dhe i kanë hapur rrugë për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen në fushën e muzikës. (Kohapress)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top