Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Ilir Harasani: MONOPOL DEMOKRATIK

Ilir HarasaniTë jeshë shtet demokratik nuk mjafton veçse të keshë një sistetm demokratik, por ai duhet të jetësohet dhe në praktikë. Sot shumë shtete kanë sisteme demokratike por ka pak shtete demokratike.

 Një sistem i tillë në Botën bashkohore veçanarisht në shtetet e zhvilluara është treguar si bazament dhe parakusht  për një shoqeri të barabart e të drejtë. Pikërisht për këtë dhe shoqëritë në zhvillim e sipër aspirojnë drejtë këtij sistemi.

Në vendin tonë është sakrifikuar shumë për një sistem të tillë, dhe i njëjti është pranuar si teori por shumë veshtir të aplikohet në praktikë.

Për ta kuptuar balansin në mes teorisë demokratike dhe asaj praktike ne vendin tonë, duhet ti peshojmë në peshoren e kohës më shumë se dydekadëshe. Elemente baz teorike peshojnë ndryshe në krahasim me praktikën demokratike. Kjo per arsye që së pari pakica qeverisë mbi shumicën, dhe kjo pakicë vie në pushtet si pasojë e vet krijuar, dhe me këtë lundron në kohë.

Lundrimin më shumë se dy dekadësh të udhëheqësis shtetrore është mundësuar permes politikës përçarëse dhe joracionale te instaluar ndermjet partive qe perfaqesojne qytetaret me kombesi te ndryshme. E kjo ka ndikuar në atë që mos të kemi dy blloqe të mirëfillt pozitë – opozitë. Kështu që këto blloqe nuk janë të ndarë në atë të koncepteve dhe ideve drejtë zhvillimit ekonomik e social, por drejt zgjedhjes së çeshtjes të definimit dhe përkatsisë së shtetit.  Më këtë nuk mund të kemi zgjedhje opsionale per ndrrimin e pushtetit. Paknaqësia ndaj pozitës, opsionalja është opozita, por në rastin tonë e vështirë të zgjedhesh një opsion opozitar nëse nuk i përket asaj kombësie që e perfaqeson ajo parti. Si pasojë e kësaj  pushteti i deritanishëm lundron tërë këtë kohë edhe pse me varkë shumë te dobët, deri sa të fundoset, rruges per destinacion .

Destinacioni është drejt integrimeve Evropiane dhe asaj Euro-Atlantike. Siç shifet tejet e vështirë me këtë politikë për ta arritur cakun, këtë kohen e fundit e kanë konfirmuar dhe pjestarët e këtij destinacionit (BE dhe NATO). Politika në Mal të Zi për të koekzistuar, duhet që opozita te krijoj një bllok si “blloku qytetar” dhe të sakrifikojë dhe bashkpunojë, dhe pse pa vullnet për demonopolizimin e pushtetit jetëgjatë. Si në lojen e shahut duhet sakrifikuar një e mirë e vogel për rrëzimin e një të keqe të madhe.

3 comments

  1. Nuk ka sistem perfekt te qeverisjes dhe sado qe dukush e quan ato demokratik të tjerët te njëjtin e quajnë jodemokratik, apo , mvarësisht nga bindja politike apo thjeshë-shija.. De gustibus non est diskutandum..(Per shijet asesi nuk diskutohet).Thenia ,,Lundrimin më shumë se dy dekadësh të udhëheqësis shtetrore është mundësuar permes politikës përçarëse dhe joracionale…“- eshte kategorikisht e pasaktë. Vetë rrjedhat historike përcaktuan drejtimin përçarës të politikes të aso kohe, e cila, sot nga këndveshtrimi yne spjegohet si nevojë e kohës.E vërtetë, kohëve të fundit, ndëgjohen zëra nga BE dhe NATOS . Ato vetëm dhe vetëm kanë lavdëruar punën dhe rezultatet e arritura duke shprehur perkrahje të pushtetit aktual, pra pozitës, dhe në asnjë lajmërim te krerëve të Europianëve nuk thuhet diçka ndryshe nga kjo.Normalisht që jeta politike ka nevojë per një opozitë shumë me kvalitete, një opozitë e cila i ofron qytetarëve alternativë ndaj pozitëse, e cila padyshim do te ndikojë ne përmirësimin e jetës së qytetarëve, e jo opozitë e cila ofron vetëm tregime, përralla dhe avantura- siç ndodh tek ne. Pra opozita është ashtu siç na tregojnë rezultatet në votime… Politika është mjaft senzibile dhe çdo lëvizje apo veprim i gabuar sjell dëme shume të mëdha. Këtë mund ta vërejmë më së miri me partinë e Autorit. Dhe përkundër thenies së tij se në lojën e shahut duhet sakrifikuar një e mirë e vogël për rrëzimin e një të keqe të madhe(e cila nuk egziston realisht) e përmbyll me një thënie tonë tjetër … mos u bashko me djallin që me çdo kusht ta arrish qellimin sepse do të pësosh

  2. Kur thuhet kohet e fundit mendoher kohen e fundit per BE dhe Nato… Nga BE kohen e fundit jane kreret 23 dh 24, t’cilet pozita e percar smundi ti miratoj… Ndersa nga Nato kemi marre vrejtje para dy muajve ‘Natov samar’ madje nuk jemi ftuar ne samitin e ardhshem per antarsim qe eshte ne shtator e qe mbahet ne Uells.

  3. NATO pervec te tjerave eshte edhe organizate politike, prandaj vendimi per mospjesmarrjes ne samitin e Uellsit eshte vetem vendim politik-qe ka te beje me politiken e zgjerimit te saj. Sa i perket kapitujve 23 dhe 24, dhe mosaprovimi i tyre nuk ka te beje me Europianet, por thjeshte me mungesen e konsenzusit te shumices qe nevojitet per aprovim ne parlamentin e Malit te Zi. Shkurt llafet, nga Europianet, Mali i Zi njihet si lider ne region per nga integrimet euro-atlantike, gje qe mund ta lexoni edhe ne medijet e pamvarura europiane

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top