Tuesday , December 11 2018
Lajmi i fundit

In memoriam: Adem ( Musli ) Hidri ( 1958-2018 )

Adem HidriTri gjenarata në shërbimin shëndetësor të Ulqinit

Sot në moshën gjashtëdhjetëvjeçare ndërroj jetë Adem ( Musli ) Hidri. I takonte familjes së vjetër ulqinake e cila ka lënë gjurmë të mëdha në shërbimin shëndetësor të Ulqinit. Fillimisht fillon punën në hotelierinë e Ulqinit, por së shpejti punësohet në Shtëpinë e shëndetit si vozitës i ambulancës së emergjencës e mandej një kohë të gjatë ka qenë kryeshefi i repartit teknik. Ka dhënë kontribut në mirëmbajtjen e automjeteve si edhe në objektet e shtëpisë së shëndetit , posaçërisht në ndërtimin e maternitetit. Ishte edhe kryetari i organizatës së sindikatit.
Ngushllimet tona dhe respekt për familjen Hidri.

 

Adem (Mehmet) Hidri
(1902-1957)
I lindur në Ulqin në vitin 1902.
Mundet të thuhet se ka qenë ndër punëtorët më të parë shqiptarë në shërbimin shëndetësor të Ulqinit.
Ka punuar si infermier.
Gjithashtu është ndër punëtorët e parë në luftë kundër malaries në regjionin e Ulqinit .
Ka qenë ndihmësi i dr. Marko Popoviqit.
Punën e ndërpret në vitin 1954, pas sëmundjes të rëndë cerebro vaskulare.
Ulqinakëve të vjetër u kujtohet ky person i cili gjithmonë ka pasur kohë për të sëmurin. Ka punuar në Stacionin Shëndetësor në Ranë, në afërsi të ish hotelit “Galeb”, si edhe në të gjithë territorin e Komunës së Ulqinit.
Ka vdekur në vitin 1957.
Musli (Mehmet) Hidri
(1908-1980)
Musli HidriKa qenë i lindur me 1908 vit në Ulqin në familje të vjetër Ulqinake.
Është vozitësi i parë i ambulancës në Ulqin.
Në periudhën pas Luftës II Botërore ka pasur automjetin e parë në Ulqin.
Në fotografinë e sipërme është Musliu dhe vetura marke “Ford”, të cilën e ka vozitur njëzet e pesë vjet. Kjo ka shërbyer për të gjithë nevojat e qytetit.
Në vitin 1960 punësohet në shëndetësi dhe deri në pension në vitin 1974 punon në transportin e të sëmurëve.
Musli Hidri nuk ka qenë vetëm vozitës, por shpeshherë edhe ndihmësi i mjekut.
Për arsye të rrugëve të vështira dhe të gjata, disa herë i kanë ndodhur si gruaja shtatzëne të lindë gjatë transportit, deri te Materniteti në Cetinë ose në Tivar.

Ismet ( Musli ) Hidri ( 1939)
Në vitet e gjashtëdhjeta ka qenë vozitësi i ambulancës në Stacionin shëndetësor të Ulqinit. Në atë kohë si mjekë tëi rinjë punojshin : Dtr. Simë Dobreci, Dr. Halit Buliqi, Dr. Ali Muharremi…
Një kohë të gjatë gjendet në Amerikë.

Gani Karamanaga

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top