Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

In Memoriam: ENVER – ENO MOLLABEQIRI

Enver-Mollabeqiri-EnoMe 7 janar 2014, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë Enver – Eno Mollabeqiri dhe duke mos pasur mundësi të vij në Ulqin, po i shkruaj këto rreshta për të ngushëlluar veten, familjen e tij, por edhe Ulqinin, sepse kemi humbur një njeri të qetë, por tejet ambicioz dhe erudit.

Me profesion — ekonomist, me shpirt — ulqinak, me zemër — shqiptar, e me vepra intelektual . Ka shikuar dhe vrojtuar përpara moshatarëve të vet. Ka folur kur të tjerët kanë heshtur. Ka shkruar kur të tjerët nuk guxonin. Ka bërë gjërat që të tjerët nuk dinin t’i bënin. Arriti shumë gjëra shumë përpara moshatarëvë të vet. Dhë kështu, ndërroi edhe jetë përpara të tjerëve, por na la në trashëgimi një seri librash, një përmbledhje artikujsh dhe dy amanete. I pari është që të lexojmë, se me këtë, jo vetëm që nuk do ta harrojmë atë, por kështu nuk do ta harrojmë Ulqinin dhe nuk do të lejojmë që Ulqini të harrohet. I dyti është personal: meqë ai nuk na harroi ne, ne nuk duhet t’ia harrojmë familjen, nusen, djalin dhe dy vajzat e tij.

Lus Zotin, që ta falë atë, ta ngresë në shkallën e të udhëzuarve dhe ta zëvendësojë atë me ata që mbesin nga pasardhësit e tij.
Ilir Çapuni, Tiranë

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top