Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

In memoriam: NDËRROI JETË KAPEDAN MUZAVID BILALI

Calm Sea, More, DetiTë hënën, në moshën 77 vjeçare, botën dhe qytetin tonë e lëshoi një nga gjigantët e detarisë së Ulqinit – kapedan Muzavid Bilali.

Ishte drejtues legjendar dhe një nga detarët më të vlerësuar në kompaninë e Tivarit „Prekookeanska plovidba“.

Në fundin e karrierës, me meritë e fitoi titullin më të madh në detarinë tregtare – inspektor nautik.

Me fitimin e „Shiritit të kaltër“ të të përditshmes nga Zagrebi „Vijesnik“, në vitin 1976, shpërblimit më të madh i cili në ish Jugosllavi është ndarë për arritjet siç janë shpëtimi i njerëzve dhe i pronës në det, është bërë autoritet i pakontestueshëm ndër kolegët dhe në botën e detarisë në përgjithësi.

Largimin e tij më së shumti do ta ndjejë familja, miqtë nga Rana, por edhe i tërë qyteti. Sepse, të gjithë ne që e njohëm gjithmonë kishim mundësi të dëgjojmë dhe të mësojmë diçka të dobishme nga eksperienca dhe dija e tij e madhe.

Kapedan Bilali në të ardhmen do të lundrojë në disa dete të tjerë. E ne me frikë do të shikojmë në këtë të vetmin që kemi, me platformat e naftës në detin tonë, duke kujtuar me nderim ato që e ngritën lavdinë e detarisë tonë dhe duke iu dëshiruar det të qetë në botën tjetër dhe më të mirë.

 

 

One comment

  1. Rrahmet past dhe ishallah me nur nxhenet

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top