Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Iniciativa e Të Mirave Detare: NË TË ARDHMEN TË ARDHURAT NDËRMARRJEVE KOMUNALE

 

Morsko dobroNdërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare ka iniciuar tek Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit ndryshimin e Ligjit për Financimin e Vetëqeverisjes Vendore për ndarje ndryshe të mjeteve për mirëmbajtjen vijuese të rendit publik dhe të pastërtisë në zonën e të mirave detare.

Ky institucion dëshiron që në mënyrë të drejtpërdrejtë të nënshkruajë kontratat me ndërmarrjet lokale komunale në komunat bregdetare, ndërsa mjetet e mbetura do të shfrytëzoheshin për projektet direkte investuese në deponimin, selektimin dhe riciklimin e mbeturinave.

Në këtë mënyrë Të Mirat Detare do të ndërprisnin praktikën që komunave bregdetare t’i transferohen gjysma e të ardhurave për shfrytëzimin e të mirave detare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top