Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Iniciativa qytetare: Me sulmet të pabaza në mes subjekteve nacionale i bëhet nder kundërshtarëve tonë të vërtet

Vasel SinishtajZgjedhjet parlamentare janë shumë afër dhe ashtu si para zgjedhjeve të mëparshme, edhe kësaj radhe disa subjekte nacionale fushatën po e organizojnë bazuar ekskluzivisht në ballafaqime ndaj subjekteve tjera shqiptare, fenomen i pritur të cilin e kemi paralajmëruar por dhe denoncuar me kohë.

Në pamundësi që t’i ndalim kacafytjet politike brenda taborreve politike shqiptare, jemi pajtuar që do të mundohemi “t’i vëmë pikën” mashtrimeve të llojllojshme, duke i dokumentuar ato. Krejt kjo me qëllim që qytetarëve tu jepet mundësia të jenë të mirëinformuar.

Nënkuptohet që secili subjekt mundohet të paraqes vetën si opsioni më i mirë, por pavarësisht kësaj nuk është parimore dhe korrekte që fushatën ta bazosh në mashtrime, ngase ato nuk do të quheshin si të tilla nëse mund të dokumentoheshin dhe do të pajtohemi që ai i cili nuk mund të dokumentoj atë që thotë quhet mashtrues.

Siç kemi paralajmëruar, për shkak të transparencës do t’i demantojmë në mënyrë të dokumentuar, pastaj kush nuk donë sy, le të rrijë në errësirë.

  1. “Të gjitha subjektet tjera nacionale janë satelit të PDS-së”

Jo të gjitha zotërinj! Ka ende subjekte që mund të mburren se asnjëherë, në asnjë moment nuk pranuan funksione (poste) politike edhe pse ju ofruan ato. Ajo është Iniciativa qytetare.

Akuzuesve u duket e pabesueshme se si mund të ndodh që dikush të refuzoj postet? Kjo ndodh nga vet fakti se ata që akuzojnë nuk refuzuan poste kur ju dha mundësia. Për dallim prej tyre Iniciativa qytetare thjeshtë respektoj marrëveshjen parazgjedhore, marrëveshje e cila partnerët tonë të koalicionit Forca e re demokratike e shkelën dhe pa pyetur askënd, bashkë me Partinë boshnjake u bënë pjesë e qeverisë.

Ata që sot janë partner koalicioni, jo më larg se dje akuzonin partnerët e sotshëm se “po përfaqësojnë boshnjakët e jo Shqiptarët” dhe se janë “filiale e Partisë boshnjake në Ulqin”. Kjo qëndroj ngase “Forca e re demokratike” thej marrëveshjen parazgjedhore dhe pa vullnetin e Iniciativës qytetare bën marrëveshje paszgjedhore bashkëpunimi me Partin boshnjake (viti 2012) dhe në këtë mënyrë përkrahën dhe muarën pjesë në formimin e qeveris aktuale. Më të cilën pastaj forcuan lidhjet me anekse marrëveshjesh dhe përkrahje  të njëpasnjëshme, krejt kjo pa asnjë përmbarim në çeshtjet jetike shqiptare.
Në ndërkohë, duke mashtruar  1106 votues malësor, mundësuan që partnerët e tyre paszgjedhorë (Partia boshnjake) të përmirësoj pozitën e popullatës boshnjake në Mal të Zi. Këtu mund të ceket arritja e punësimit proporcional, prej përmbi 5%, për pakicën në fjalë.

Siç është e ditur në opinion, nuk u respektua obligimet i kontraktuar rreth ndarjes së mandatit por as pika e tjera të definuara në marrveshjen parazgjedhore në mes Forcës së re demokratike dhe Iniciativës qytetare, siç janë: ndarja e  mjeteve financiare etj. – Rrjedhimisht nga kjo u pamundësua bashkimi i planifikuar !

Duke marrur parasysh gjithë këto shkelje, Iniciativa qytetare informoj shtetin amë (Shqipërin) e cila nuk arriti ti “bind” të heqin dorë nga gjithë kjo paftyrësi politike. Në munges të mjeteve tjera mborjtëse është dorzuar padia në Gjykatë themelore të Ulqinit e cila në shkallë të parë është  miratur në dobi të Iniciatives qytetare (P. nr. 168/15 i datës 19.05.2016).

Çuditërisht ndodh që, sa i përket kësaj akuze mbi “satelitët politik të PDS-së”, i pari që gjuan gurin është “mëkatari”. Personi i cili ishte funksioner politik në qeverinë e kryeministrit Millo Gjukanoviq.

  1. Keqpërdorimi i planit për veprim të përbashkët (afrim) të subjekteve shqiptare 

Opinioni është i njoftuar që gjithë kohës kanë egzistuar përpjekje për afrim të forcave politike shqiptare.

Sa të nevojshme po aq të komplikuara për disa subjekte të cilët edhe bashkimin e qesin në peshore, këto përpjekje, nën mbikqyrje të personave apolitik vëndas dhe të huaj zgjasin që një kohë.

Ju bëjmë të ditur që në aktivitet e kaluara me sukses u përpilua “Platforma politike” e cila për fat të keq nuk u jetësua sepse disa palëve nuk ju konvenonte “dalja nga qeveria” (dorheqja nga postet politike shtetërore) kurse pjesa tjetër nuk pajtohej me rënditjen (i njohur si problemi “kush i pari, kush i dyti…”).

Kjo platformë ishte e paraparë që në mënyr simbolike të nënshkruhej me 28 nëntor 2015. Nënshkruesit e vetëm dhe pa kushte ishte Iniciativa qytetare ! (Bashkangjitur: Platforma e nënshkruar dhe e vulosur nga I.Q.)

Para së gjithash, pyetemi si mund sot të thërrasin në bashkim ata që tërësisht shkelën marrëveshjet e kolicioneve parazgjedhore shqiptare në zgjedhjet e fundit (2012). Marrëveshje të cilat ishin të parapara të çojnë tek bashkimi (afrimi) i politikës shqiptare në Mal të Zi.

Pastaj apsurditeti i rradhës, se si disa degë të cilat nuk mundën të pajtojnë dallimet mbrëndapartiake por përçajnë subjektin e vet, sot pretendojnë të bëjn bashkim të faktorit shqiptar në Mal të Zi.

  1. Akuza të rënda, shpifje dhe përgojime ndaj anëtarve të koalicioneve shqiptare 

Historikisht shqiptarët në Mal të Zi si në jetën e përditshme ashtu edhe në politik janë përpjekur që mosmarrveshjet ti zgjedhin në mes veti. Por polarizimet  e kohëve të fundit e kanë kufizuar këtë mënyr pajtimi, ngase vet udhëheqësit kan filluar të merren me mashtrime dhe shpifje pa kurrfar baze. Për këtë arsye çdoherë e më shumë drejtësia kërkohet nëpërmes gjykatave.

Rikujtojmë që shpifjet e pabaza ndaj kundërshtarëve politik, si akuza që janë “kriminel, pjestar të grupeve kriminale” janë akuza tepër të rënda sidomos kur janë të pabazuara e fare lehtë hidhen poshtë. Kur dim që secili anëtar i listave garuese duhet të marr vërtetimin nga organet kompetente që nuk është nën hetime, i dënuar apo ka vuajtur dënimin e formës së prerë.

Prandaj shpifjet e këtij lloji vetëm i shërbejnë rritjes së tensioneve dhe kacafytjeve mbrenda trupit votues shqiptar – kujtdo i konvenoftë kjo situatë me bindje ju themi që nuk është dashamirës i sinqertë i çështjes shqiptare.

Duke marr parasysh ato që përmendem më lart, ftojmë votuesit, posaçërisht përkrahësit dhe veprimtarët e subjektit tonë që mos të bjen pre e shpifjeve dhe mashtrimeve. Nuk ka nevoj për shamata mes vëllezërve të një gjaku, një gjuhe dhe një flamuri. Për hir të interesit të përbashkët, ti harrojmë inatet e së kaluarës dhe ti drejtojmë syt nga e ardhmja. Mashtrimet lehtë demaskohen, e keqja e vetme është se në këtë mënyrë humbet besimi reciprok dhe ngushtohet hapsira për bashkpunim në të ardhmen, sepse një mashtrim i zbuluar mjafton të qes dyshim mbi çdo të vërtet.

Vetëm të bashkuar mund të jemi faktor politik, të ndarë kryejmë punët e të tjerëve !

Shërbimi informativ i INICIATIVËS QYTETARE

Pjesë e KOALICIONIT SHQIPTAR « ME NJË QËLLIM » – VOTO Nr. 3

Tuz, 12. Tetor 2016

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top