Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Iniciativë anonime: GJËRAT E VOGLA E BËJNË JETËN

Cvijece, luletMe iniciativë të një Ulqinakeje, e cila dëshiroi të mbetet anonime, punëtorët e Ndërmarrjes Komunale të cilët merren me rregullimin e hapësirave të gjelbra, fituan këto ditë 11 palë mbathje për punë.

„Ky është gjest i vogël i respektit për të gjitha që këto njerëz bëjnë që qyteti ynë të jetë më i bukur dhe më i rregulluar. Mendoj se është shumë me rëndësi që gjatë kësaj ngutje të madhe, kur të gjithë vrapojmë pas parave, të shohim edhe këto gjerat e vogëla, të bukura të cilat e bëjnë jetën“, tha ajo për Portalin Ul-info duke shtuar se këpucët për punë i dhuruan disa kompani nga Ulqini.

Ajo pret që Organizata Turistike të iniciojë aksionin „Kopshti më i bukur“, i cili tash disa vite implementohet në qytetet tjera në Bregdet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top