Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Iniciativë: TË DISKUTOHET PËR “K1” NË KUVEND

Muhamet NikaIsh kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Muhamet Nika, në cilësinë e qytetarit, ka dorëzuar iniciativën që të thirret mbledhja e jashtëzakonshme e Parlamentit lokal.

Siç thuhet në iniciativën e dërguar kryetarit të Komunës Nazif Cungut, në këtë mbledhje do të shqyrtohej iniciativa për vijimin e procest gjyqësor të njohur si “K1”, i cili u mbajt në Gjykatën ekonomike në Podgoricë.

Ky kontest gjyqësor përfundoi në dëmë të Komunës së Ulqinit e cila kompanisë “Rekreaturs”, me seli në Budvë, duhet ti paguajë mbi gjashtë milion euro.

Nëse mbledhja nuk mbahet, ai tha se do të kërkojë përkrahjen e këshilltarëve për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme, ose të dorëzojë nënshkrimet e tre për qind të qytetarëve të regjistruar në regjistrin zgjedhor, siç është paraparë me Statutin e Komunës së Ulqinit.IMG-b5d08d4b737506f79f2024015e784967-V

 

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top