Friday , April 3 2020
Lajmi i fundit

Inspekcioni: MË SHUMË DËNIME NË ULQIN SE NË TËRË BOKËN

EuroNga fillimi i këtij vit në territorin e komunës së Ulqinit janë shkruar 198 dënime, me vlerë prej 442 mijë euro. Kjo do të thotë që inspektorët mesatarisht kanë dhënë dënime me vlerë prej 2232 euro.

Pyetjen rreth numrit dhe vlerës së dënimeve në komunat bregdetare ia vendosi ministrit të financave Radoje Zhugiq të mërkurën në Kuvendin e Malit të Zi deputeti Dritan Abazoviq.

Sipas këtyre të dhënave, më shumë dënime se në Ulqin janë shkruar në Budva (213, me vlerë 573 mijë euro), derisa në Tivar kjo shifër është më e ultë (172 dënime me vlerë prej 413 mijë euro).

Në tre komuna në Bokë të Kotorrit (Kotor, Tivat, Herceg Novi) janë shkruar gjithsej 51 dënime më pak se në Ulqin.

“Kjo quhet kontroll “i drejtë” inspektues”, tha Abazoviq duke komentuar të dhënat e marra.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top