Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Inspektorati: PËR GJYSMË VITI GATI 1000 KONTROLLE

Pisanje, Projekti, IPA, Olovka, InspektorNë procesin e kontrollit inspektues, nga janari deri në fund të qershorit të këtij viti, inspektorët në territorin e Komunës së Ulqinit kanë bërë 990 kontrolle inspektuese.

Siç theksohet, kjo shifër është për 46,4 për qind më e lartë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, në të cilën janë gjetur 588 parregullsi.

“Inspektorët kanë dhënë 635 vendime për kundërvajtje me të cilët janë paraparë gjobat me vlerë 217.660 euro, që është për 189 për qind më shumë se vitin e kaluar”, shtohet në dokumentin të cilin Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar në mbledhjen e fundit.

Përndryshe, kontrolli i rritur në Bregdet në këtë sezon filloi me 8 qershor, ndërsa në terren për çdo ditë janë 65 deri në 70 inspektor.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top