Monday , December 9 2019
Lajmi i fundit

Institucioni Shtetëror i Auditimit: KOMUNËS I JEPET AFATI NJË MUJOR PËR PLANIN E AKTIVITETEVE

Pisanje, Projekti, IPA, Olovka, InspektorKomuna e Ulqinit ka afat prej 30 ditësh që Institucionit Shtetëror të Auditimit (ISHA) ti dorëzojë planin e aktiviteteve për realizimin e 24 rekomandimeve, ndërsa gjysmë vjete për raportin e realizimit të tyre, mëson Portali Ul-info.

Ky institucion publikoi dje se ka dhënë mendim të dyfisht negativ: në Llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2018 dhe në revizionin e rregullsisë, gjegjësisht në pjesën financiare dhe atë juridike.

Thuhet se vëllimi dhe karakteri i parregullsive është i tillë që ISHA duhet ti dorëzojë raportin Qeverisë së Malit të Zi, Ministrisë së Financave dhe asaj të Administratës Publike, pastaj Kuvendit të Malit të Zi dhe Bashkësisë së Komunave.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top