Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

INSTITUTI ALTERNATIVA: KONKURS PËR MBËSHTETJEN E OJQ-ve

PARAJA IMEInstituti Alternativa (Podgoricë) ka shpallur KONKURS për mbështetjen e projekteve të OJQ-ve në Mal të Zi.

Propozimet e projekteve duhet të synojnë rritjen e pjesëmarrjes efektive të OJQ-ve, medias dhe të qytetarëve, në kontrollin e shpenzimeve publike.

Afati i dorëzimit të propozimeve është deri më 15 nëntor 2018, kurse vlera e granteve është prej 8.000€ deri në 10.000€.

Për OJQ-të, projektet e të cilave do të mbështeten, është përgatitur një program për fuqizimin e kapaciteteve në menaxhimin e projekteve dhe monitorimin e shpenzimeve publike, që do të kontribuojë në zbatimin e suksesshëm të projekteve të tyre dhe punën e mëtejshme në këtë fushë.

OJQ-të e interesuara mund të ndjekin sesionet informuese që do të mbahen në Budva, më 19 tetor dhe në Podgoricë, më 22 tetor.

Më shumë informacion rreth këtij konkursi mund të gjeni KËTU.

Konkursi është shpallur në kuadër të projektit “Money Watch – Shoqëria Civile, kujdestare e buxhetit” të cilin e realizon Instituti Alternativa së bashku me OJQ Horizonti i Ri dhe Institutin për Financa Publike nga Zagrebi, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top