Thursday , May 24 2018
Lajmi i fundit

Instituti Alternativa: OJQ „UL INFO“ NË RRJETIN „ADMINISTRATA JONË“

nasa-upravaOrganizata joqeveritare „Ul-info“ është bërë pjesë e rrjetit „Administrata jonë“, njoftohet nga Instituti Alternativa.

Qëllimet e rrjetit, të cilin momentalisht e përbëjnë rreth 15 OJQ, janë pjesëmarrja në monitorimin e pavarur të reformës së administratës publike dhe fuqizimi i mëtejmë i shoqërisë civile për pjesëmarrje në procesin e reformës në Mal të Zi.

Rrjeti „Administrata jonë“ u krijua në kuadër të projektit „Shoqëria civile për administratën e mirë: Të shërbejë dhe meritojë“ të cilin e financon Bashkimi evropian në kuadër të Programit të përkrahjes së organizatave të shoqërisë civile, ndërsa e implementojnë Instituti Alternativa, Bonum, Natura, Horizonti i ri dhe Qendra për gazetari hulumtuese.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top