Friday , May 24 2019
Lajmi i fundit

INSTITUTI ALTERNATIVA: RAPORTI LIDHUR ME HAPJEN E BUXHETEVE VENDORE

moj grad - ilustracijaRaportimi i opinionit dhe disponibiliteti i dokumenteve buxhetore për qytetarët janë parakusht për avancimin e nivelit të hapjes së administratës vendore dhe të financave publike të përgjegjshme. Mirëpo, në Mal të Zi nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme këtyre çështjeve, veçanërisht në nivel vendor. Diskutimi rreth administrimit të mirë në nivel vendor kryesisht ka të bëjë me nevojën e racionalizimit të shpenzimeve publike dhe të optimizimit të numrit të të punësuarve, gjersa transparenca e financave publike shpesh lihet pas dore në kërkesat zyrtare të dërguara komunave malazeze. Për këtë arsye, në këtë raport, Instituti Alternativa përqendrohet në çështjet bazë të transparencës së financave lokale, përmes vlerësimit të plotësimit të standardeve minimale të publikimit të dokumenteve themelore buxhetore.

Raporti përbënë prezantimin e hollësishëm të rezultateve të hulumtimit sipas komunave, ndërsa në kaptinën e veçantë pasqyrohet edhe pjesëmarrja e qytetarëve në shqyrtimet publike lidhur me buxhetet vendore për vitin 2018. Në fund IA tregon për drejtimet e mundshme për përmirësimin e praktikave ekzistuese dhe të faqeve të internetit.

Raportin e publikuar mund ta shkarkoni këtu.

Gdje ide moj novac, Projekat, Disclaimer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top