Instituti IDEA: DISA PARTI BLEJNË VOTA

Instituti IDEAKandidat të zgjedhjeve lokale në Ulqin, interesohuni për interesat e përgjithëshme të popullit dhe jo në arritjen e interesave të juaja përsonale.

Mjerisht, disa parti politike duke shfrytëzuar situatën e vështirë ekonomike të qytetarëve të Komunës së Ulqinit, në mënyrë dëshpruese po mundohen të blejnë votën e lirë të qytetarëve duke ofruar mjete të ndryshme materiale, dhe fatkeqësisht po arrijn sukses në këtë aspekt.

Ky veprim i partive politike është në kundërshtim me të drejtën e votës së lirë dhe të pavarur dhe në kundërshtim me parimet themelore të çdo shoqërie demokratike dhe si e tillë është e papranueshme për ne, dhe do të duhej të ishte e papranueshme për secilin subjekt apo kandidat i cili aspiron që të jetë i zgjedhur me legjitimitet të plotë, në pushtetin e ardhshëm të Komunës së Ulqinit.

Instituti IDEA apelon te të gjithë ata të cilët garojnë për mandatin e këshilltarit në Kuvendin komunal të Ulqinit, që me 26 janar 2014, por edhe gjatë fushatës së tyre parazgjedhore, të respektojnë të drejtën e garantuar demokratike dhe ligjore të çdo qytetari për të votuar në mënyrë të lirë dhe të pavarur.

Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i