INSTITUTI IDEA: MBI 200 FAMILJE PËRFITUAN MISH KURBANI

Instituti IdeaInstituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA me rastin e festës së Kurban Bajramit realizoi projektin tradicional të përvitshëm “Shporta e Kurban Bajramit”. Nga 70 kurbanet e therur (10 lopë) përfituan mbi 200 familje nga komuna e Ulqinit me rrethinë e deri në zonën e Krajes, ato familje të cilët ishin me kushte të rënda socio-ekonomike, siç janë familjet e jetimëve, skamnorët, invalidët, Romët si dhe familjet tjera në nevojë.

Mishi i kurbanit u shpërnda ditën e parë të Kurban bajramit, me 04.10.2014 ditën e shtunë, në komunën e Ulqinit me fshatra tjera të Anës Malit, ndërsa të nesërmen ditën e Diel, përfituan zona e Krajës. Secila qese ka pasur 8 deri 12 kg mish kurbani.

Kontribues të këtyre kurbaneve janë bashkatdhetarët tanë nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi, konkretisht Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens, NY.

Këto kurbana kanë ardhur si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm dhe besimit që partnerët tanë kanë treguar dhe po tregojnë në mbështetjen e projekteve tona, e në veçanti të projektit për shpërndarjen e mishit të Kurban Bajramit, që sapo e realizuam.

Instituti IDEA tashmë ka përfituar një përvojë të mirë në menaxhimin e situatave të ndryshme kur është fjala për realizimin e therjes së kurbaneve, ku mobilizoi aktivistë nga radhët e saj duke iu përmbajtur strikt rregullave dhe afateve të therjes së kurbaneve.

Instituti IDEA u është mirënjohëse të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e këtij projekti dhe e lusim Krijuesin tonë Fuqiplotë që t’i pranojë sakrificat dhe kontributet e çdonjërit, duke i shpërblyer me të mirat e Tij në të dy botërat.

Departamenti i Institutit IDEA

Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…